08 Maj 2024

Hoti: LDK është pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc

Prishtinë, 3 gusht - Kryetari i Grupit Parlamentat të LDK-së, z.Avdullah Hoti, ka takuar sot Kryetarin e PDSH-së z. Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike. Z.Hoti e siguroi z.Mustafa se LDK-ja do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc. Ai theksoi se shqiptarët si komb janë tanimë faktor vendimtarë i paqes dhe stabiltetit në Ballkan, prandaj do të ketë koordinim të plotë në veprimet politike në të ardhmen.

Z.Hoti theksoi se LDK-ja angazhohet për integrimet ndërshqiptare dhe se Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

Grupi Parlamentar i LDK-së do të luajë rol kyç në Kuvendin e Kosovës në funksion të realizimit të qëndrimit politik të LDK-së karshi çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

Z.Hoti shprehu shqetësim me faktin se shumë shqiptarë janë larguar nga këto tri komuna dhe se bizneseve shqiptare po ju bëhet presion nga shteti serb, që ka rezultuar me largim të disa bizneseve të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)