17 Janar 2021

Hoti: Dita e flamurit, festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve

Prekaz, 28 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 nëntorit, ditës së flamurit,  ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek monumenti i heroit kombëtarë Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Ne filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut me të cilin sigurisht identifikohet Nëntori i Parë, festa me e madhe e të gjithë shqiptarëve, si dhe tek shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova”, tha Kryeministri Hoti.

Më pas, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri dhe Driton Selmanaj,  vazhduan homazhet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz.

“Sot bëjmë nderimet tona në vendin më të shenjtë tek familja Jashari, edhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, që me sakrificën e familjes së tij renditët në listën e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri e pavarësi, krahas veprimtarëve më të mëdhenj të popullit shqiptar”, tha kryeministri Hoti.  Ai nënvizoi se me homazhet në Prekaz, nderojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)