26 Prill 2024

Hilary Clinton sot arrinë në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Zonja Hillary Clinton pas vizitës që bërë në Bosnje dhe Serbi sot arrin në Kosovë me ç'rast do ta mbyll viziten e saj në Ballkan.

Clinton do të takohët me ushtruesin e detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, Kryeministrin Hashim Thaçi si dhe do ta vizitoj Manastirin e Graçanicës.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur sekretaren Clinton. Rrugët janë stolisur me flamuj amerikan dhe të Kosovës si dhe me fotografi të mëdha të sekretares së shtetit.

Policia ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për sigurinë gjatë kësaj vizite që vlerësohet me rëndësi të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Analistët thonë se kjo vizitë dëshmon se Kosova është ndër përparësitë e diplomacisë amerikane.

Ashtu si edhe gjatë vizitës në Beograd, sekretarja amerikane e shtetit Klinton pritet të diskutojë me autoritetet në Prishtinë edhe për bisedimet e ardhshme të paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedime këto që do të duhej të çonin në zbutjen e problemeve që sipas saj janë të vështira për t'u zgjidhur.

Vizita e saj vlerësohet shumë e rëndësishme për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Ky rol shihet i pazëvendësueshëm edhe në proceset e ardhme politike në Kosovës dhe përmbushjen e aspiratave të saj për integrimet euro atlantike.

Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. Deri tani 70 vende të botës e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të ri e cila kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Gjatë viztës në Serbi ajo ka përgezuar Serbinë për përparimin drejt integrimit evropian, por ka thënë se Beogradi ende përballet me sfida në rrugën drejt një partneriteti më të madh me komunitetin euro-atlantik.

Zonja Clinton i bëri komentet sot në Beograd përkrah presidentit serb Boris Tadiç.

Ajo tha se për t’u integruar në Bashkimin Evropian nevojitet udhëheqja serbe përballë sfidave të vështira, duke përfshirë marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën.

Zonja Clinton shtoi se perëndimi e mirëpret bashkëpunimin e Serbisë për arrestimin e të arratisurve të luftës.

Ajo arriti në Beograd dje nga Bosnje Hercegovina ku u bëri thirrje udhëheqësve boshnjakë të reformojnë sistemin kompleks politik të vendit, ndryshe do të rrezikojnë të mbeten pas, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit integrohen me Evropën perëndimore.

Duke folur në Sarajevë, zonja Clinton tha se fqinjët e Bosnjës kanë bërë hapa domethënës në integrimin evropian, sepse e dinë se nuk ka mënyrë më të mirë për të arritur një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Vizita e zonjës Klinton është vizita e dytë e një rangu të lartë të zyrtarëve amerikan pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në maj të vitit 2009 Kosovën e pati vizituar nënpresidenti amerikan Xho Biden.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)