26 Prill 2024

Hedhet poshtë kërkesa e deputetit Hasani

Prishtinë, 20 prill - Kuvendi i Kosovës nuk merret me histori por me miratim të ligjeve që rregullojnë jetën e qytetarëve të vendit. Kjo ka qenë përgjigjja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ndaj kërkesës së deputetit të PDK-së, Nait Hasani që Kuvendi të rikthejë në agjendë rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë.

Kërkesa e deputetit të PDK-së është hedhur poshtë edhe nga partia opozitare AAK. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini e quajti kërkesë koti, kërkesën e deputetit të PDK-së, Hasni.

Kjo sipas tij mund të jetë përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit nga siç tha ai keq-qeverisja që po vazhdon në Kosovë.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri nuk dëshiron të flas në emër të grupit, derisa nuk është diskutuar një çështje e tillë në kryesi apo në grup parlamentar, mirëpo nuk heziton ta quaj partinë e tij si më antikomunisten në Kosovë. 

 

I vetmi grup parlamentar që është shprehur në favor të kërkesës që Kuvendi të miratoj një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit është ai i AKR-së.

Përveç kërkesës për Kuvendin, deputeti Nait Hasni njoftoi dje se ka ngritur kallëzim penal për 31 ish funksionar gjatë regjimit jugosllav për të cilët ai mendon se kanë kryer krime kundër njerëzimit. Disa prej personave nga kjo listë mbajnë pozita në institucione të ndryshme në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)