26 Prill 2024

Haskuka fton PZAP-në që të mos i nënshtrohet presionit të Kadri Veselit

Prishtinë, 21 nëntor - Përmes një konference për media, kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar gjithë votuesit për përkrahjen që i kanë dhënë në balotazhin e së dieles, me 19 nëntor.

Ai tha se si rezultat i kësaj mbështetje të fuqishme, Lëvizja Vetëvendosje! është fituese në Prizren sipas rezultateve preliminare.

Haskuka ka thënë gjatë kësaj konference se pas humbjes në Prizren, PDK është duke ushtruar trysni mbi vëzhguesit që të japin deklarata tendencioze që flasin për parregullësi gjatë procesit zgjedhor, me qëllim që disa vendvotime ku Lëvizja Vetëvendosje! ka dalë bindshëm e para, të shkojnë në rivotim.

Për këta vëzhgues ai tha se në përmbyllje të procesit zgjedhor kanë nënshkruar në librat e votimit se nuk ka pasur asnjë vërejtje gjatë procesit zgjedhor.

“Kërkoj nga PZAP që të mos bie pre e këtyre presioneve që po bëhen nga Kadri Veseli dhe PDK dhe të shikohen mirëfilli gjitha librat e votimit dhe fletëzat ku janë nëshkruar gjithë vëzhguesit dhe komisionerët, ku ata kanë shënuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor”, deklaroi veç tjerash Haskuka.

Ai tha po ashtu se numri i votave me kusht nuk është aq i madh sa po raportohet, me ç’rast deklaroi se gjasat që rezultati të përmbyset në favor të PDK-së janë të pamundshme.
  . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)