27 Prill 2024

Haradinaj zotohet për avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Norvegjisë

Prishtinë, 26 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Ambasadori Sjaastad e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke i ofruar bashkëpunim për avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Kryeministri vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)