26 Prill 2024

Haradinaj pranon urim nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Prishtinë, 26 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në urimin e kryeministrit Bettel thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, dëshiroj t'ju përcjell urimet më të përzemërta dhe urimet më të mira për sukses në përmbushjen e detyrave tuaja të rëndësishme.

Kam besim se së bashku, do të jemi në gjendje të forcojmë më tej lidhjet miqësore midis vendeve tona dhe njerëzve dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në nivel bilateral, evropian dhe ndërkombëtar.

Kryeministër , ju lutem pranoni, konsideratën time më të lartë.

Xavier Bettel
Kryeministër i Dukatës së Madhe të Luksemburgut

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)