27 Prill 2024

Haliti: Demarkacioni nuk është problemi kryesor i Qeverisë

Prishtinë, 20 shtator - Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, pret që pozita dhe opozita në këtë mandat të jenë bashkë për interesa nacionale të vendit.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haliti ka thënë se do të ishte mirë që kryeministrit Haradinaj t’i lejohet të punojë, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës.

Duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për rrëzimin e kësaj Qeverie, Haliti ka pyetur se pse u dashka të rrëzohet një Qeveri e cila është pro BE-së, NATO-s, luftës kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar.

Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të jetë problemi kryesor i kësaj Qeverie, për të cilën çështje shpreson se do të zgjidhet në diskutime me Qeverinë e Malit të Zi.

“Problemi kryesor për këtë koalicion është lufta kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Haliti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)