27 Prill 2024

Hajdutëria, korrupsioni dhe nëntoka politike nuk janë vlerë amerikane

Prishtinë, 26 mars - Analisti dhe shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka thënë se politikani shqiptar duhet të matet nëpërmjet asaj se cilat janë marrëdhëniet e tij me popullin e vetë, cilat është përgjegjësia e tij ndaj popullit të vetë.

"Ne s’mund ta shpëtojmë Amerikën as që Amerika lodhet gjithë aq për ne se a jemi ne më shumë amerikan apo më pak pro amerikan, as që mendon, është problemi unë që ne lodhemi e mendojmë se kur qohet në mëngjes Trumpi dhe pyetjen e parë që ua shtron bashkëpunëtoreve të vetë është se si e kanë punën shqiptarët, nuk është kështu ne jemi një pikë në hartën e botës një pikë e pa rëndësishme që herë duket e herë zhduket andaj shqiptaria dhe politikani shqiptar duhet të matet me atë sa është ai përgjegjës dhe i përgjegjshëm ndaj popullit të vetë".

"Po çka i duhen Amerikës këta hajdutet tanë, po çka i duhet pro amerikanizmi i janë gjarpëror, çka i duhet, çka na duhet edhe neve ai pro amerikanizëm", ka theksuar Mehmeit në një intervistë në “Jeta në Kosovë” .

Mehmeti ka shtuar me tutje se nuk ka nevojë shqiptaria për pro amerikanizëm që e mbulon hajdutërinë që e mbulon papërgjegjësinë, të gjithë politikanët tonë sa herë që zihen ngushtë me diçka, thonë ti je anti amerikanë e unë jam pro amerikan.

"Unë nuk e di kur ka qenë vlerë amerikane korrupsioni, kur ka qenë vlerë amerikane jo toleranca, kur ka qenë vlerë amerikane nëntoka politike, andaj nëse ka në Kosovë, nëse ka në shqiptari antiamerikanizëm, antiamerikan më të mëdhenj janë politikanët që e mbrojnë miqësinë shqiptaro-amerikane sepse miqësia shqiptaro-amerikane nuk mbrohet ashtu, nuk mbrohet me fjalë, mbrohet me vepra kur ti kontribuon për shtetin tënd kur ti kontribuon, kur ti bënë për popullin tënd, kur ti je i ndershëm, kur ti nuk e mbulon me flamurin amerikan atë fytyrën tënde të shëmtuar politike dhe nuk e mbulon të kaluarën tënde politike, andaj kujdesuni edhe ruhuni prej këtyre politikanëve tanë që janë shumë pro amerikanë", ka deklaruar analisti dhe shkrimtari Mehmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)