01 Maj 2024

Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE-se

Prishtinë, 28 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.

“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, ambasadorja Athanassiadou theksoi se Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)