27 Prill 2024

Gjilani vlerësohet për respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Gjilan, 25 prill – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komisionerin e gjuhëve pran Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna.

Kryetari Haziri e njoftoi komisionerin Mladenovic se respektimi i gjuhëve është bërë duke u vendosur të gjitha mbishkrimet në ndërmarrjet dhe institucionet publike, duke shtuar se janë në proces të vendosjes së tabelave për emërtimin e rrugëve.

Në takim u theksua fakti se ka mungesë të stafit për përkthim, dhe po shikohet mundësia për mbulimin e boshllëkut përmes kompanive nga jashtë.

Ndërksa, komisioneri i gjuhëve pranë Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe përkrahjen që ka treguar në vazhdimësi, duke shtuar se ekziston bashkëpunimi më i mirë me Komunën e Gjilanit, përderisa mjetin për monitorim të Komunës e ka vlerësuar si më të mirin në nivel të Republikës.  ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)