26 Prill 2024

Fuqizohet Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave

Prishtinë, 4 shtator - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Menaxherin i Projektit për Reformë Juridike dhe Administrative të Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Karl Weber.
 
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes KPK-së dhe GIZ-it për mbështetjen e projektit të menaxhimit të rasteve në Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave (ZMNV), i cili ka për qëllim zhvillimin dhe implementimin e një sistemi elektronik, i cili menaxhon të gjitha rastet dhe do të ketë mundësi të lehtësimit të komunikimit dhe ndërlidhjes me sisteme të institucioneve të tjera.

Kryesuesi Hyseni ka falënderuar menaxherin Weber për angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e mekanizmave të ndryshëm të sistemit prokurorial, duke thënë se zbatimi i sistemit nga stafi i ZMNV-së do të jetë obligues, me ç’rast KPK-ja do t’i kryejë të gjitha obligimet e përcaktuar në këtë memornadum.

Nga ana tjetër, Weber, ka thënë se organizata që përfaqëson do të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e sistemit elektronik, si dhe trajnimin e stafit për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e sistemit deri në implementimin e plotë të tij.

KPK-ja dhe GIZ-i do të monitorojnë bashkërisht aktivitetet e projektit deri në finalizimin e tij përmes një grupi punues, monitorim ky, i cili do të vazhdojë deri në implementimin e planifikuar të këtij projekti - më 31 mars 2021.


​ 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)