19 Mars 2024

Forcimi i sundimit të ligjit, prioritet i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 26 janar – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është pritur sot në takim nga U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. U.D. Presidentes Osmani fillimisht e ka përgëzuar Kryesuesin Maloku për pozitën e re të Krysuesit të Këshillit, duke i uruar fat e sukses në detyrën që ka marrë.

Gjatë këtij takimi, U.D. Presidentes Osmani dhe Kryesuesi Maloku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe për proceset e emërimeve, riemërimeve dhe dekretimeve të prokurorëve të rinj, duke u dakorduar që këto procese të zhvillohen me integritet të lartë.

Ndërkaq, Kryesuesi Maloku, ka njoftuar U.D. Presidentes Osmani, se prioritet i tij është ngritja e besueshmërisë së publikut në sistemin prokurorial, reduktimi i lëndëve të vjetra, rritja e numrit të prokurorëve, përmirësimi i infrastrukturës, plotësimi i kornizës ligjore për të gjitha proceset e punës, vlerësimi i rregullt i performancës dhe rastet disiplinore të proceduara me kohë.

Gjithashtu, Kryesuesi Maloku, ka potencuar se synim i tij është vazhdimi i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së objektivave të sistemit prokurorial.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të konsolidimit të institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)