27 Prill 2024

Festa e Pashkëve shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin

Prishtinë, 12 prill - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestanë, për Festën e Pashkëve. ​

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes", ka theksuar kryeparlamentarja Osmani.

"Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t'ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë."

"Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid 19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore."

"Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Osmani.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)