25 Janar 2021

Feith lavdëroi Krasniqin

Prishtinë, 8 tetor - Ushtruesi i Detyrës së  Presidentit të Kosovës,  Jakup Krasniqi priti sot  Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith i cili e përgëzoi Presidentin Krasniqi për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar dhe i ofroi mbështetjen  e palëkundshëm  të ICO-së.

Gjatë takimit, Krasniqi dhe Feith  biseduan rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rreth datës potenciale të zgjedhjeve të ardhshme.

Krasniqi e falënderoi Feith për mbështetjen e tij dhe theksoi se do të vazhdojë konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike dhe me faktorët e tjerë, edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, për caktimin e datës potenciale të zgjedhjeve.

Gjatë bisedës të dy palët u konsultuan rreth çështjeve të privatizimit të PTK-së, obligimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rreth mandatit të Krasniqit që do të zgjasë deri më 28 Mars 2010.

Krasniqi dhe Pieter Feith u dakorduan që të vijojnë takimet e rregullta në mes tyre gjatë gjithë mandatit që  Krasniqi do të ushtrojë funksionin e të parit të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)