11 Korrik 2020

EULEX dhe OAK marrëveshje në organizimin e gjykimeve publike

Prishtinë, 24 qershor - Kryetarja e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Kryeprokurori i EULEX-it dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) kanë miratuar marrëveshjen vijuese në organizimin e gjykimeve publike në lëndët penale. Kjo marrëveshje është përpiluar nga grupi i përzier i punës dhe e aprovuar nga ana e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it më 1 qershor 2010.

Të gjitha palët në këtë marrëveshje do të sigurojnë administrimin e duhur të drejtësisë duke  promovuar dhe respektuar kushtet e domosdoshme për mbajtjen e një gjykimi të drejtë në një atmosferë profesionale.

Sipas marrëveshjës, palët do të ndërmarrin masat e duhura për sigurimin e aplikimit të sjelljeve dhe qëndrimeve të lartpërmendura dhe të pajtohen që të ndërmarrin masat e nevojshme kundër atyre që shkelin rregullat e kësaj marrëveshjeje.   

Të gjitha palët në këtë marrëveshje do të takohen çdo vjet në shtator (me thirrjen e Gjykatës) për të vlerësuar zbatimin e marrëveshjes dhe eventualisht për të ndryshuar dhe/ose për të përmirësuar marrëveshjen në interes të një gjykimi të drejtë, efektiv dhe të qetë.

Kryetarja e AGJE, Maria Giuliana Civinini, në hapjën e ceremonisë ka përshendetur të pranishmit për bashkëpunimin dhe uroj që kjo marrëveshje të ketë efektët e veta në praktik.

Po ashtu, ajo falenderoi inicuesit të marrëveshjës për punën e bërë me kaq profesionalizëm.          
                          
Ndërsa, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Musa Xh. Dragusha, përshendeti marrëveshjën vijuese mes OAK dhe EULEX-it. Kryetari Dragusha tha se qysh në kontaktet e para të bashkëpunimit të memorandumit po shpresojmë në përmisimin e sistemit të gjyqësorit dhe praktikave të tjera, si dhe në përmisimin e dukshëm në këto rregulla.

Kryeprorukori i EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, në fjalën përshëndetëse të tij  theksoi se është me rëndësi që marrveshja të realizohet plotësisht në mënyrë që të sigurohet një gjykim i drejtë, i efektshëm dhe në kohë të caktuar.

Gjyqtari i EULEX-it, Emilio Gatti, i cili ka qenë edhe kryesues i grupit punës të marrëveshjes tha se është një marrëveshje teknike dhe si e tillë duhet të interpretohet. Anndaj, ai u shpreh kjo marrëveshje vijuese mes OAK-së dhe EULEX-it është si rezultat i të qenit profesionist.

Sipas tij, esenca e kësaj marrëveshje është që të jetë e drejtë dhe efektive.

Në pikën e dytë, të kësaj marrëveshje vijuese parashihen: Përgatitja për shqyrtim gjyqësor (shkalla e parë) a) Këshillimi paraprak; b) Parandalimi i vonesës së Seancave; c) Qasja e pakufizuar në shkresat e lëndës; e) Prioriteti i lëndëve; f ) Garancioni për të komunikuar me të akuzuarin.

Ndërsa, Gjykata në seancë është pika e tretë e kësaj marrëveshje  a) Prezenca me kohë në Gjykatë; b) Vonesat e paarsyeshme; d) Parandalimi i vonesave; e) Sjellja e palejueshme në Seancë; f) Rregulla të veçanta të Sjelljes në Seancë; g) Delegimi i zëvëndësuesve ligjorë; h) Kërkesat për më shumë kohë për përgatitje të duhur;  i) Masat për zgjidhjen e konflikteve. 

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) deri më tani është nënshkruese e dy marrëveshjeve me zyrën e Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)