12 Gusht 2020

E derguara e Sekretarit te Përgjithshme te OKB-se për Rini i bashkëngjitet eventit në Kosovë "75 for 75"

Prishtinë, 15 korrik - Për nder të përvjetorit të 75-të, Organizata e Kombeve të Bashkuara prej janarit të këtij viti ka punuar me partnerët për të iniciuar dialogje brenda dhe jashtë kufijve, sektorëve dhe gjeneratave.

Nëpëmjet këtyre aktiviteteve, të rinjtë dhe të rejat po fuqizohen të mendojnë dhe veprojnë globalisht. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur dëgjohen ëndërrat, frikat, eksperiencat dhe opinionet e tyre.

Organizata YMCA në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite.

Ky webinar do të shfaqet premierë në rrjete sociale sot në ora 13:00. Ky aktivitet ka për qëllim festimin e themelimit të Kombeve të Bashkuara.

E veqanta e këtij organizimi janë të ftuarit tanë. Duke filluar me Znj. Jayathma Wickramanayake, E dërguara e Sekretarit të Përgjitshëm të OKB-së për Rini; Engelbert Zefaj, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e Zhvillimit në UNKT, Znj. Dorina Lluka Davies, Sekretarja Gjenerale e YMCA-së; dhe Znj. Marigona Shabiu, Drejtoreshë Ekzekutive e OJQ YIHR-së.

Ky diskutim do të ofrojë diversitet mendimesh dhe faktesh të rëndësishme për rininë në gjithë botën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)