01 Maj 2024

Diskutohet Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit

 Prishtinë, 7 maj - Komisioni Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizojnë tryezë të rrumbullakët me palë të interesuara rreth rëndësisë së zbatimit të rekomandimeve të IAP të.

Gjatë vitit 2018 IAP ka paraqitur 263 rekomandime institucioneve publike lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në mars të këtij viti,  Institucioni i Avokatit të Popullit i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës raportin vjetor.

Ky raport pasqyron gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe punën dhe rolin e Avokatit të Popullit si mekanizëm i pavarur kushtetues, në mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe palë të tjera të interesit, që do të mblidhen në këtë tryezë,  do të diskutojnë rekomandimet e dala nga raporti dhe rëndësinë e zbatimit të tyre.

Fjalët hyrëse do t’i paraqesin Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Znj. Duda Balje, Kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe Znj.  Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)