26 Prill 2024

Diaspora shqiptare në Kroaci e inkuadruar mirë në shoqërinë kroate

Zagreb, 31 janar - Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit në Kroaci, zv. kryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministri i MDIS-it, ka takuar deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj – Perlaska.

Qendra Kulturore, mësimi plotësues në shqip dhe hapja e Katedrës së gjuhën shqipe ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim.

“Diaspora shqiptare në Kroaci është e inkuadruar mirë në shoqërinë kroate, duke marrë parasysh edhe kontributin e shqiptarëve në luftën shtetndërtuese. Kosova, bashkë me Shqipërinë, do t’ju mbështesim gjithashtu”, ka thënë me këtë rast zv. kryeministri, njëherësh ministri i MDIS-it, Dardan Gashi.

Ndërkaq, deputetja shqiptare me origjinë nga Prizreni, në të ardhmen e afërt, pret më shumë të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet kroate.

“Përforcimi i raporteve tona ndërshtetërore është me rëndësi. Komuniteti shqiptar në Kroaci numëron 19 mijë veta dhe është i fortë. Po synojmë punësimin e të rinjve tanë në Institucionet e vendit”, ka thënë deputetja Ermina Lekaj Perlaska.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci ngritën disa çështje të rëndësishme, si ajo e certifikimit të mësuesve shqiptarë në kuadër të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, për një marrëveshje ndërshtetërore për punë sezonale në Kroaci, për mungesën e informimit të studentëve në Kosovë rreth bursave që jep shteti kroat.

“Po interesohemi edhe për fatin e luftëtarëve të zhdukur shqiptarë të Vukovarit”, ka thënë kryetari i Unionit,  Esad Qollaku, njëherësh veteran i Luftës në Kroaci.

 Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë shprehën interesim edhe në fushën e investimeve strategjike duke ofruar dhe një projekt konkret.

Gjatë takimeve zyrtare në Republikën e Kroacisë, zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe investimeve strategjike, Dardan Gashi, ka takuar ministren për zhvillim rajonal dhe fondeve të BE-së, Gabrijela Zelac.

Zv. kryeministri Gashi përgjatë të gjitha takimeve ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)