26 Prill 2024

Delawie e Apostolova vlerësuan lart LDK-në për integrimet euroatlantike

Prishtinë, 21 shkurt - Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i GP LDK, z. Avdullah Hoti,  takuan në takime të ndara z. Greg Delawie, ambasadorin e SHBA- ve,  dhe shefen e Zyrës së BE – së znj. Natalia Apostolova.

Në takime u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë në procesin e Ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Si ambasadori Dellawie  ashtu edhe znj. Apostolova,  vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën  për integrimet euroatlantike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, e ritheksoj edhe një herë  qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe  konfirmoj votën unanime pro të Grupit Parlamentar.  

Gjithashtu z. Hoti e cilësoi  të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shteteve të BE- së gjatë këtij procesi dhe i falënderoi ata për mbështetjen që po i japin vendit.

Në takimet me ambasadorin Delawie dhe znj. Apostolova  morën  deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Ismet Beqiri dhe Mimoza Kusari – Lila.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)