26 Prill 2024

Besnik Tahiri emërohet koordinator nacional për reforma shtetërore

Prishtinë, 16 mars - Me vendimin e aprovuar sot në mbledhje te Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri është emëruar Koordinator  Nacional  për Reforma Shtetërore. 

Ai do të koordinoj, mbështet, analizon dhe lehtëson procesin e reformave në bashkëpunim të plotë me institucionet kompetente, vendore dhe ndërkombëtare.  

Gjithashtu ofron informacione, jep këshilla dhe rekomandime dhe promovon proceset reformuese, duke monitoruar dinamikën e zbatimit efikas të iniciativave për reforma në administratën e shtetit.

Për punën e tij i raporton Kryeministrit, për ecurinë e procesit dhe sipas nevojës i raporton qeverisë, duke ofruar informacion dhe analiza mbi dinamikat dhe progresin e proceseve reformuese.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Tahiri është emëruar në këtë pozitë me qëllim që reforma në këtë sektorë të jetë me efikase.

“Që t’i japim një shtytje reformimit të administratës publike, Qeveria e vendit ka vendos që të ketë koordinatorin nacional për reforma shtetërore. Këtë ia kemi besuar kolegut tim edhe të partisë këtë detyrë, zotëri Besnik Tahiri. E falënderoj për marrjen e përgjegjësisë kaq të vështirë kaq të zorshme”.

Ndërkaq, koordinatori Tahiri tha se detyra e re për është një përgjegjësi shumë e madhe, një detyrë që i ka jep kryeministri që kabineti e ka merituar.

"Është detyrë që të ndërtojmë struktura që të ndërtojmë shtylla. Unë pas gati 10 vite kur kam qenë në zyrën e kryeministrit po kthehem me një detyrë që do të mundohen të kryej duke i përfshi akterët të ndryshëm të shoqërisë civile”, ka theksuar Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)