26 Prill 2024

Barbadosi e njeh Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 15 shkurt - Barbadosi është bërë shteti i 116 i cili e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se në vigjiljen e festës së madhe të Pavarësisë edhe një njohje nga shteti i Barbadosit.

Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t'i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës", thuhet në letrën e njohjes.

"Ministria ka nderin që të informojë se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve ndërmejt Barbadosit dhe Kosovës", thekson letra nga Barbadosi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)