26 Prill 2024

Arrestohet ish drejtori i kompanisë së sigurimeve Dardania

Prishtinë, 30 shtator - EULEX-i njofton se ka arrestuar një ish-drejtor të përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve “Dardania” dhe ka bastisur kompaninë “PPMD”, për korrupsion.

“Sot në Prishtinë, oficerët e Policisë së Kosovës nga Task Forca Anti Korrupsion e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) arrestuan një ish drejtor të përgjithshëm të kompanisë së sigurimeve "Dardania"  në lidhje me një hetim financiar të udhëhequr nga PSRK-ja. I pandehuri, në prani të avokatit të tij mbrojtës, është duke e marrë në pyetje nga një prokuror i PSRK-së”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

EULEX-i gjithashtu ka njoftuar se sot  ka bastisur kompaninë “PPMD”, në Shtërpcë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin.

“Sot, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka bastisur kompaninë PPMD në Shtërpcë.  Bastisja është bërë në lidhje me hetimet penale për larje të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar”, thuhet një njoftimin e EULEX-it.

Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Hetimet është duke i udhëhequr Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)