09 Korrik 2020

Amerika është e angazhuar që të ndihmoj Kosovën

Prishtinë, 11 qershor - Në takim zëvendëskryeministri  Kuçi njoftoi mysafirin e lartë të administratës amerikane për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne kemi një partner të duhur siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ngritjen e kapaciteteve tona për sundimin e rendit dhe ligjit. Qeveria e Kosovës ka prezantuar garancitë e plota për reforma në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën e gjyqësisë në ndërtimin e infrastrukturës ligjore po ashtu duke përfshirë edhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë mbështetje që ky proces të përfundoj sa më shpejtë mundësisht brenda këtij viti”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, duke shprehur besimin në sistemin e drejtësisë,  profesionalizimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe policisë së Kosovës.

Kuçi ka premtuar bashkëpunim rajonal edhe me vendet e rajonit për luftimin e dukurive negative që mund të jenë tej kufitare.

“Qeveria e Kosovës ka vullnet dhe ka gatishmëri dhe guxim për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative dhe për këtë edhe do ta kemi rolin prijës si dhe bashkëpunimin me EULEX-in dhe me një mbështetje të miqve ndërkombëtarë do të jemi të suksesshëm në këtë drejtim”, theksoi mes tjerash Kuçi.

Asistenti i Sekretarit amerikan të shtetit, David T. Jonson theksoi se Amerika është e përkushtuar për shtetin e pavarur të Kosovës dhe për krijimin e një ambienti të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë vend. “Amerika është e angazhuar që të ndihmoj Kosovën për të përmirësuar kushtet e të gjithë qytetarëve të saj, sepse ky është interesi ynë”, theksoi Jonson.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për prosperitetin dhe paqen e Kosovës së pavarur, si një shtet që do të jetë shtëpi e të gjitha komuniteteve dhe që do të jetojë në paqe me të gjitha vendet fqinje”, tha në Prishtinë, ndihmëssekretari i Shtetit për çështjet e zbatimit të Ligjit për narkotikë në nivel ndërkombëtar, Dejvid Xhonson. Gjatë kësaj vizite, ai u prit nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Xhonson tha se funksionimi i institucioneve demokratike, vendosja e sundimit të ligjit, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimeve të ndryshme, do t’i hapte rrugën Kosovës drejt integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin angazhimet e vendeve të Ballkanit kundër rrjeteve kriminale që merren me kontrabandë e trafikime nga më të ndryshmet.

“Mandati im është që ta promovoj bashkëpunim ndërkombëtar kundër kërcënimeve transnacionale dhe rrjeteve kriminale të krimit të organizuar, siç janë ato të trafikimit me narkotikë dhe qenie njerëzore”, theksoi Xhonson.

Në këtë aspekt, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë institucionet e Kosovës që t’i rrisin kapacitetet e tyre për luftimin e këtyre dukurive.

Zyrtari amerikan tha se nuk do të dëshironte të komentonte raste të veçanta, siç janë hetimet e fundit që ka iniciuar EULEX-i ndaj zyrtarëve vendorë.

Por, sipas tij, çfarëdo hetimi nuk mund të rezultojë me destabilizimin e Kosovës, nëse ajo do të arrijë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe vendosë sundimin e ligjit.

“Policia e Kosovës dhe organet tjera është me rëndësi që t’i marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë në mënyrë që luftojnë korrupsionin shumë seriozisht”, tha Xhonson.

Ndërkohë që për Kosovën, shtoi ai, nuk do të mungojë as ndihma e partnerëve amerikanë dhe atyre evropianë në përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)