26 Prill 2024

Ambasadorja Benedejqiq rikonfirmoi mbështetjen e Sllovenisë karshi Kosovës

Prishtinë, 18 shtatror - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, priti në takim ambasadoren e re rezidente të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, të cilën e uroi për detyrën e re.

Gërvalla gjithashtu shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Së bashku diskutuan për marrëveshjet e shumta dypalëshe dhe vlerësuan se ky bashkëpunim mund të thellohet edhe më tepër, sidomos në fushën e ekonomisë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, posaçërisht për të rinjtë dhe gratë.

Ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Benedejqiq diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal, zhvillimet aktuale si dhe prioritetet e politikës së jashtme.

Duke qenë se Sllovenia ka kryesimin e radhës të Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla kërkoi mbështetje lidhur me procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Nga ana e saj, ambasadorja Benedejqiq rikonfirmoi mbështetjen e Sllovenisë karshi Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)