26 Prill 2024

AAK në koalicion me PDK, AKR mbetet jashtë

Prishtinë, 16 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) duke përjashtuar Aleancën për Kosovën e Re (AKR).

Kjo marrëveshje parimore, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht përjashton Aleancën për Kosovën e Re (AKR) të Behgjet Pacollit nga koalicioni dhe ky ka qenë edhe kushti i AAK-së.

“Parimisht është arritur kjo marrëveshje dhe pritet të zyrtarizohet. Një ndër kushtet tona ka qenë që AKR të mos përfshihet në koalicion”, theksoi përfaqësuesi i AAK-së në kushte anonimiteti.

Në koalicionin e ri do të jetë edhe “Lista Ibrahim Rugova” duke përfshirë edhe deputetë që do të bashkëngjiten nga radhët e LDK-së. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe deputetë të Partisë së Drejtësisë (PD), të cilët do të largohen nga koalicioni “Aleanca për Kosovën e Re”.

Detajet e marrëveshjes PDK dhe AAK pritet të formalizohen dhe se në kuadër të negociatave do të jetë edhe posti i presidentit, ndërsa kandidatura do të jetë një figurë e pranueshme për dy partitë, por që do të vijë nga radhët e AAK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)