19 Mars 2024

A do ta ndryshojnë institucionet e reja rekrutimet jo meritore në sektorin publik

Prishtinë, 26 janar - Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temën: "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”
 
Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Angazhimi qytetar”.

Rekrutimi i bazuar në meritë është parakusht për krijimin e një shoqërie të barabartë dhe që ka për qëllim zhvillimin.

Përkundër premtimeve për të luftuar nepotizmin dhe klientelizmin, institucionet e Kosovës kanë dështuar që të krijojnë një sistem të drejtë të rekrutimit, veçanërisht në pozitat drejtuese të nivelit të lartë.

 Ambasada Britanike në Kosovë ka ofruar ndihmë për të instaluar meritokracinë në rekrutimin publik, duke nënshkruarnë korrik të vitit 2020memorandumine ri të bashkëpunimit me Qeverinë dhe Kuvendin.

A do ta ripërtërijë qeveria e re memorandumin e bashkëpunimit me Ambasadën Britanike? Dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet e reja që të sigurojnë që meritokracia respektohet në të gjitha rekrutimet publike?

Ky diskutim është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)