11 Dhjetor 2018

Toka e heronjëve të harruar

(Në kujtim të dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi)

Shkruar nga Valon Jashari

Në rrethana të okupimit, pas luftës së Kosovës, rritja e ndikimit të ideve të çlirimit kombëtar, të propaganduara nga qarqet atdhetare brenda vendit, si dhe nevoja e vetëmbrojtjes nga terrori shtetror serb, bënë të domosdoshëm organizimin e lëvizjeve kombëtare shqiptare mbi themelet e të drejtës për çlirim dhe bashkim me Kosovën.

U shtrua kështu si një nevojë e ngutshme formimi i kësaj celule, sipas shembullit dhe programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i një organizate politike-ushtarake, si UÇPMB-ë, të fshehtë në fillimet e para, që do ti bashkonte atdhetarët e kësaj treve.

Kjo vendosmëri sidomos u shtye përpara nga ish veteranët që kishin qenë në luftë të Kosovës, për të rivazhduar në rrugën e luftës së armatosur edhe në Kosovë Lindore.

Kjo lëvizje ishte me një ide të njejtë kombëtare sikurse ajo e luftës së Kosovës, gjë që e bënë edhe këtë luftë si vazhdimsi të rrugëtimit dhe përpjekjes për çlirim kombëtarë.

Kjo lëvizje kishte karakteristikat e saja, duke synuar që të përmbushte aspiratat politike të asaj popullate shqiptare të mbetur jashtë kufijve të Kosovës.

Shkalla e nacionalizmit u karakterizua nga ndjenja e përbashkët, si pjestarë të të njejtit komb, që edhe në fund shekullin XX po vuanin nga robëria dhe mos çlirimi i tyre.

Në jetën shoqërore u zhvillua ideologjia çlirimtare, kombëtare, thelbin e saj e përbën lufta kundër shtypjes kombtare, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerzore të kësaj popullate shqiptare për të qenë e lirë dhe e pavarur kombëtarishtë si pjesë e trungut shqiptarë. 

Këto ide, të përhapura gjersishtë në rrethet brenda dhe jashtë kësaj popullate u futën edhe në mendjet e njerzëve të thjeshtë, të cilat ndimuan në formimin te popullata shqiptare rreth ndërgjegjës së përbashkët kombëtare, e cila e mishëronte vullnetin e tërë asaj popullate, gjegjësishtë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Viktimat civile patën jehonën e dhimbjes në Kosovë Lindore dhe ngjallën indinjatë tek popullata shqiptare dhe njëkosishtë shkalla e pasigurisë shtohej nga dita në ditë pasi që pushteti serb nga njëri vendbanim në tjetrin bënte terror mbi popullatën civile.

Fatmir Ibishi nga fshati Uglarë të Gjilanit, kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë kyçet në njësitet guerile të UÇK-së,  në Zonën Operative të Karadakut në pikën e Zhegocit në Brigadën 171 “Kadri Zeka”.

Në fillimin të luftës së UÇPMB-së Fatmiri ishte ndër të parët, që nga dalja publike e UÇPMB-së në fshatin Dobrosin.

Pas vendosjes në këtë fshat, Fatmir Ibishi ishte në mesin e tri skuadrave të para që themelohen, Fatmiri ishte Komandant i Skuadrës së Dytë që ishte themeluar në këtë fshat më 27 janar të vitit 2000.

Gryka Klisura e Konçulit që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin është një prej pikave më strategjike në Kosovën Lindore. Ditë e më shumë ushtrohej dhunë psikike e fizike ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore në punktin policor në Konçul.

Pikrisht Komandant Fatmir Ibishi më 26 shkurt të vitit 2000, rreth orës 23, me një grup bashkëluftëtarësh prej dy njësitëve të pjestarëve të UÇPMB-së kishin zënë pritë në kthesën e parë në hyrje të fshatit Konçul, nga drejtimi Bujanoc-Gjilan, ku sulmuan xhipin e policisë në të cilën ishin katër polic serb, në mesin e tyre dhe oficer pjesëmarrës në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.

Në përleshje në mes të ushtarëve të UÇPMB-së dhe policisë dhe paramilitarëve serb, Fatmir Ibishi pati fatin që të jetë dëshmori i parë i UÇPMB-së.  

Bashkëluftëtarët nuk mundën fare që ta tërheqin kufomën e tij, pasi që arritën forca të mëdha serbe.

Pas vrasjes së komandantit, policia serbe e marrin kufomën e komandantit, e dërgojnë  dhe varrosin në varrezat Rome në Bujanoc.

Falë ndërkombtarëve që i bën presion palës serbe, pas një muaji nxirret nga varri dhe kufoma e komandantit kthehet në vendlindje në Kosovë.

Me emrin e tij u themelua  Brigada 111 e UÇPMB-së “Fatmir Ibishi”, e cila ishte emëruar për nderë të dëshmorit dhe heroit të kësaj lufte çlirimtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën zyrtare e cila i dedikohet fushatës kundër korrupsionit, të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me ICITAP-in Amerikan. (Stacioni policor “Qendra”, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)