26 Shtator 2020

Sistemi i drejtësisë pas riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Shkruar nga Timothy Baland


Pasi që puna e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGjP) ka përfunduar, tani mund të fillojmë shqyrtimin e të arriturave të tij. Me lejoni të ndajë me ju disa nga përshtypjet e mija:

Provimi i etikës i KPGjP-së

Ligji përmes të cilit u krijua KPGjP-ja për verifikimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përcaktuar se të gjithë kandidatët, pa përjashtim, duhet t’i nënshtrohen dhe të kalojnë provimin e Kodit përkatës të Etikës. Kjo dispozitë është e kuptueshme sepse për të ushtruar në mënyrë të duhur detyrat e tyre, si gjyqtarët ashtu edhe prokurorët duhet të jenë në gjendje të njohin situatat problematike në aspektin e etikës dhe në mënyrë të duhur të aplikojnë dispozitat përkatëse në Kodet e Etikës.

Provimi i etikës ka testuar njohurinë dhe vetëdijësimin e secilit kandidat për rregullat kryesore në Kodin e Etikës dhe aftësinë e tyre për të aplikuar ato rregulla në rastet kur përballen me situata problematike. Secili gjyqtar dhe prokuror i emëruar përmes procesit të emërimit të KPGjP-së ka kaluar provimin e KPGjP-së për etikë.

Cilat kanë qenë hapat në procesin e vlerësimit?

Procesi i emërimit përmes KPGjP-së ka trajnuar në mënyrë të barabartë të gjithë kandidatët.  Për të siguruar drejtësinë e procesit, procesi i vlerësimit është realizuar në dy pjesë:

·    E para ka përfshirë mbledhjen dhe analizimin e informatave për kandidatët. Janë kryer kontrolle të detajuara të së kaluarës nga ana e Njësisë së KPGjP-së për Verifikim Gjyqësor. Juristët në Njësinë Profesionale të KPGjP-së për  Vlerësim Profesional kanë bërë shqyrtimin e detajuar të jetës profesionale të secilit kandidat. Të dyja njësitë kanë përgatitur raporte të shkruara me të gjeturat e tyre, të cilat ia kanë dërguar Komisionit.

·    Pjesa e dytë e procesit ka përfshirë intervistat dhe shqyrtimet nga ana e Komisionit. Intervistat, të cilat mesatarisht kanë zgjatur rreth një orë e gjysmë, janë kryer nga ana e anëtarëve të Komisionit, të cilët i realizuan këto përmes Paneleve Vlerësuese të përbëra prej tre personave. Janë përdorë pyetje të standardizuara, të cilat kanë mbuluar të gjitha kriteret ligjore të aplikueshme.

Si janë vlerësuar kandidatët?
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i procesit të emërimit përmes KPGjP-së ka qenë përdorimi i sistemit të notimit të bazuar në pikë. Përdorimi i këtij sistemi ka ndihmuar për të siguruar se vlerësimi i secilit kandidat nga ana e KPGjP-së ka qenë objektiv për nga karakteri. Përdorimi i sistemit të vlerësimit të bazuar në numrin e pikëve të fituara ka nënkuptuar se rekomandimet e bëra nga ana e Komisionit me të vërtet kanë qenë të bazuara në merita.

Sistemi i bazuar në numrin e pikëve dhe formulari i vlerësimit janë përdorë për të vlerësuar secilin kandidat në secilin nga kriteret për vlerësim. Kandidatët janë radhitur sipas numrit të pikëve të fituara, ndërsa kandidatët me numrin më të lartë të pikëve janë rekomanduar për emërim.

Kanë qenë dy (2) kategori themelore në të cilat janë vlerësuar kandidatët: integriteti dhe kompetenca. Në vlerësimin e integritetit dhe kompetencës së kandidatëve, Komisioni ka marrë parasysh 13 kritere të veçanta. Kandidatët për pozitat udhëheqëse janë vlerësuar edhe për shkathtësitë e tyre menaxhuese.

Çfarë do të jetë ndikimi i punës së Komisionit?

Unë pres që puna e Komisionit të përforcoj gjyqësorin dhe prokurorinë në Kosovë. Këtë parashikim e bazoj në 4 arsye të veçanta.

1.    Në shumë pozita, në të gjitha nivelet janë emëruar liderë të rinj aktiv dhe energjetik.
2.    Shumë femra me kualifikime të larta janë emëruar dhe ndikimi i tyre do të ndjehet.
3.    Pothuajse të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar Programin Fillestar për Arsimin Juridik në Institutin Gjyqësor të Kosovës janë emëruar. Këta përbëjnë influksin e vetëm më të madh të personelit të ri për një gjeneratë, kështu që energjia, idetë e reja dhe etika e punës së këtyre burrave dhe grave do të ketë ndikim transformues në institucionet gjyqësore dhe prokuroriale të Kosovës.
4.    Përfshirja e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në punën e KPGjP-së do të thotë se KGjK-ja do të përdorë një qasje të bazuar në merita në vlerësimet e ardhshme dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas përfundimit të procesit të emërimit, sistemi i drejtësisë është pajisur me gjyqtarë dhe prokurorë të cilat janë verifikuar për nga aspekti i aftësive dhe integritetit të tyre, përmes një sistemi konkurrues të përzgjedhjes, që është një hap i konsiderueshëm për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.


(Autori është Gjyqtar dhe ish-Kryesues i Komisionit të pavarur gjyqësor dhe prokurorial)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)