19 Shtator 2018

Rimëkëmbja e Trepçës është nderimi më i denjë për të kaluarën e saj

Shkruar nga Ferat Shala

Me rastin e shënimit të përvjetorit të javës së minatorëve të Trepçës, fillimisht i përgëzojë minatorët për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre që dhanë ndër vite dhe ju urojë “Me fat java e krenarisë”!

Kësaj radhe nuk do të ndalem e të shkruaj për sukseset e Trepçës. Nuk do të shkruaj as për krenarinë dhe qëndrimin dinjitoz që gjithmonë e kishin minatorët e Trepçës.

Nuk do të shkruaj për të kaluarën e lavdishme dhe historinë shembullore të Trepçës dhe minatorëve të saj.

Do ta kujtojmë me krenari të kaluarën dhe do të mburremi gjithmonë me të. E kaluara e Trepçës dhe e minatorëve mbetet e pastër dhe e pakontestueshme.

Në këtë përvjetor urimet dhe dëshirat do t’i adresojë për të tashmen dhe të ardhmen. Do të shkruaj për gjendjen aktuale të Trepçës dhe minatorëve.

Do të flas për vizionin, rimëkëmbjen dhe fuqizimin e këtij gjiganti ekomomik. Do të flas për nevojat dhe ambiciet për një të ardhme më të begatë dhe më rentabile për krenarinë tonë kombëtare.

Sot më shumë se kurrë institucionet e vendit duhet të lëvizin në avancimin e  pozitës  juridike, ekonomike dhe politike të ndërmarrjes Trepça.

Kosova është vonuar në zgjidhen e statusit të Trepçës në veçanti dhe në zhvillimin e sektorit minerar në përgjithësi. Madje nuk ka as plane, projekte dhe iniciativa konkrete për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Koha po ecën me dinamikën dhe zhvillimet e saj, e së bashku me rrjedhën e kohës një pjesë e teknologjive dhe aseteve të Trepçës po amortizohen dhe po dalin jashtë funksionit prodhues.

Konkurrenca rajonale e tregut po rritet dhe po zhvillohet ndërsa Trepça po vendnumëron. Edhe pse kërkesa aktuale për metale ne treg është e mire, prodhimi  në Trepçë është minimal.

Ajo çka i u duhet fillimisht Trepçës, është një reformë e thellë që do të përfshinte aspektet, menaxheriale, mjedisore, sociale, ekonomike e teknologjike.

Një reformë që do të duhej të përfshinte edhe aspektet juridike, qofshin ato ligjore apo statusore.

Kosovës i duhet, Trepça si një ndërmarrje e Re, e riorganizuar, e ristrukturuar dhe denjë për tregun i lirë dhe për konkurrencën rajonale në këtë sektor.

Kosovës i duhet Trepça, jo si një ndërmarrje mitizuse por si një ndërmarrje likuide, rentabile dhe e gatshme për investime, ndryshime dhe zgjerim të kapaciteteve dhe linjave prodhuese.

Një ndërmarrje që ndihmon zhvillimin e vendit. Një Trepçë me tw cilën do të krenohej vendi për 365 ditë të vitit e jo vetëm një javë gjatë muajit shkurt.

Ngritja e Trepçës në këto nivele do të ishte dhurata dhe urimi më i mirë për minatorët dhe lavdin e tyre. Jam i bindur që minatorët e presin këtë dhe e meritojnë të kenë një mundësi të tillë. Fatkeqësisht këtë nuk kemi arritur ta bëjmë deri me tani dhe nuk jemi në rrugën e duhur për ta bërë ende.

Andaj, mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar të kaluarën e Trepçës është angazhimi i tanishëm për rimëkëmbjen dhe rivitalizimin e saj, dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen e saj.
 

Kalendari

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018  - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)