18 Shkurt 2020

Retorika e aventurave të Serbisë

Shkruar nga Ramiz BOJAJ

Në Serbi ende është në fuqi elektorati i Mllosheviqit, mbi teoritë e të cilit akoma ekziston logjika e krijimit të Serbisë së madhe, ku Kosova shikohet si poligon i fitoreve ose i humbjeve të pushteteve në Beograd.

Kërcënimet e Serbisë kundër Kosovës do të mbarojnë vetëm atëherë kur Institucionet e Qeverisë së vendit tonë (nën koordinimin ndërkombëtar) do të shuajnë se ekzistuari praninë e mafisë serbe në veri.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vija kontaktuese e pushteteve Prishtinë-Beograd. Prishtina duhet ta kuptojë se strukturat mafioze në veri janë mbeturina të majmura të ish pushtuesit Millosheviq, timonin e të cilit tashmë e mbajnë në dorë pushtetarët në Beograd.

Politikëbërja e Serbisë vazhdon të  aplikojë retorika të nxehta ‘patriotike’ vetëm për tregun e brendshëm, për faktin se ngritjet dhe rëniet e pushteteve në Beograd, janë të ndërlidhura me qëndrimet e tyre ndaj çështjes së Kosovës.

Sondazhi i fundit në Serbi se rreth 70 përqind e qytetarëve të këtij vendi vazhdojnë të mendojnë për Kosovën, nuk është asgjë tjetër veçse sindrom i çmendur kultivuar dekada me radhë në makineritë famëkeqe të Beogradit.

Nuk është aspak e quditshme se një përqindje e tillë ose edhe më e madhe do të dëshironin të udhëheqëshin nga ish diktatori famëkeq (tashmë i vdekur), Sllobodan Millosheviq.  Dhe kjo duket e pandryshueshme për një kohë të gjatë, pa marrë parasysh rënien dhe ngritjen e sistemeve në Serbi. 

Pavarësisht kërcënimit serb kundër Kosovës në GJND, OKB., etj.,(e cila doli e lagur)  të gjitha këto kanë të vetmin qëllim: mbajtjen e pushteteve në Serbi, parime mbi të cilat ishte ngritur dhe kishte rënë edhe vet diktatori famëkeq, Sllobodan Millosheviq. Në Romën e lashtë, gjykatësi i ishte drejtuar prokurorit: "Daho mihi facta, dabo tebi ius", që d.m.th. "M'i jep provat, ta ndaj drejtësinë". 

Provat juridike, politike si dhe ato historike janë faktet që mbrojnë (tash e përgjithmonë) qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, pavarësisht atyrë qe nuk dinë apo nuk duan  ta kuptojnë hartën e re të Ballkanit, Evropës e të botës.

Qeveria e Kosovës duhet të tregohet me syçelë dhe të mos bie gjithmonë në kurthin e ngrehur nga Serbia. Institucionet e Kosovës, gjithashtu duhet ti lënë menjanë retorikat e politikave qiellore, për tu ndalur në ato tokësore:hartimi i politikave të favorshme ekonomike, ndalimin e krizës sociale e gjer të lufta e hapur kundër korrupsionit të shfrenuar, i cili tashmë ka zënë edhe frymën e Qeverisë.

Politikat hipotetike

Pas vendimit të GJND-së (për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës), si dhe bartjes së ‘kontestit’ në OKB, e gjithë kjo dëshmon se Beogradi i udhëhequr nga politikëbërësit mafiozë, më tepër se në realpolitikë janë përqëndruar në mediadiplomaci (fushata hipotetike), duke iu shmangur realitetit ekzistencial (profili ballkanik me shtetin e Kosovës).  Është paksa i çuditshëm reagimi tepër i ngathët i Qeverisë së vendit tonë kundër kërcënimeve të hapura të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Idetë e Tadiçit (dhe politikanëve tjerë në Beograd), për ndarjen territoriale-etnike të Kosovës, tregon qartë se sa e çmenduar është mendësia politikëbërëse e Serbisë. A nuk ngjan çmenduri edhe kërkesa e klerikëve serbë për kthimin e policisë e ushtrisë serbe në Kosovë, kinse për ruajtjen e manastireve sllave këtu!

Kush i trimëron kaq paturpërisht thirrjet për kthmin e atyre (policisë dhe ushtrisë) që vranë masakruan, vodhen e dogjën në Kosovë. Kultivuesit e retorikave të tilla provokuese do duhej ndëshkuar me ligj.  Ligji dhe kushtetuesja duhet të dëshmojë për të gjithë se Kosova një, bashkë me mite e kulte, elemente historiko-topografike, etnike e qytetare, ashtu siç është  garantuar edhe nga qendrat e diplomacisë më të lartë botërore. Gjithashtu edhe  politikëbërja e Kosovës angazhohet për diplomaci qiellore (suksesi në GJND, njohjet e reja qe ende nuk po ndodhin etj.,) duke iu shmangur krizes së brendshme sociale, mosfunksionimit të strukturave shtetërore në veri, kontrollit kufitar në tërë territorin e vendit etj.

Ngjajshëm me këtë ndodhi edhe me strategjinë për veriun e Mitrovicës, ku realisht kontrollin në teren vazhojnë ta mbajnë strukturat mafioze dhe bandat e dirigjuara nga Serbia.  Ndërkaq, për Policinë e Kosovës dhe Eulex-in, mjafton të ndihen rehat me rendin dhe qetësinë (nëse nuk ka hedhje molotovi, bomba etj). Realisht qetësia edhe ashtu e brishtë reflekton e dukshme deri në çastin kur ndonjë qytetar shqiptar nga jugu nuk vendosë të udhëtojë në veri, qoftë edhe për një vizitë në banesën ose shtepinë e tij të uzurpuara nga serbët.

Dialogu Serbi-Kosovë

Dialogu i proklamuar mes dy shtetesh të pavarura mund të fillojë vetëm atëherë kur Serbia të distancohet nga e kaluara e saj hegjemoniste dhe gjenocidale dhe të njohe pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst nuk kërkohet “ngrirja” e çdo dialogu fqinjësor, por fjala vjen se për çka duhet dialoguar.

Qeveria nuk duhet të drejtojë natyren e bisedimeve (qoftë edhe të imponuara), ku çështjet teknike mos të kalojnë në ato politike. Serbisë nuk duhet lejuar të bisedohet as për çështje të brendshme të Kosovës. Pra, as për manastiret, sepse kjo do ta faktorizonte Serbinë me praninë e saj në Kosovë. Serbisë duhet kërkuar që të zbardhë fatin e të zhdukurve si pasojë e krimeve të saja në Kosovë (krimet dhe rasti i fundit i varrit masiv në Rashkë dhe shumë e shumë varrmihje të tjera).

Edhe drejtori i institutit amerikan për paqe, Daniel Server, nenvizon se problemet në Ballkan vazhdojnë të jenë reale, që kërcënojnë seriozisht stabilitetin. Ai thekson se problemet kryesore në Kosovë janë ato territoriale, të cilat mbesin problem real konfliktesh. Pikërisht për këtë çështje edhe minifashisti i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi përgjaku Kosovën. Tashmë mbi ‘çizmet’ e ish diktatorit, janë përqëndruar diplomatët e tjerë në Bograd (pasardhësit e krajl Milloshit), të cilët ndarjen e Kosovës e shohin si fitore të tyre dhe të koncepteve millosheviqiane.

Në Romën e lashtë, gjykatësi i ishte drejtuar prokurorit: "Daho mihi facta, dabo tebi ius", që d.m.th. "M'i jep provat, ta ndaj drejtësinë".  Provat juridike, politike si dhe ato historike janë faktet që mbrojnë (tash e përgjithmonë) qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, pavarësisht atyrë qe nuk dinë apo nuk duan  ta kuptojnë hartën e re të Ballkanit, Evropës e të botës.

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)