20 Qershor 2019

Respektoni mësimdhënësit, mos ua ulni dinjitetin

Letër drejtuar deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës!

Respektoni mësimdhënësit. Mos ua ulni dinjitetin!

Shkruar nga Msc. Adem Lushaj


Ligji i shumë përfolur për nivelizimin e pagave në gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, ka vendos në njërën nga kategoritë e fundit, punëtorët arsimor që punojnë në arsimin fillor dhe të mesëm.

Ky rangim i bërë, jo vetëm që është nënçmues, por edhe do ndikon në uljen e dinjitetit të mësimdhënësit.

Me aprovimin e këtij kategorizimi të pagave, po nënvlerësohet arsimi, si bazamenti kryesor i një shteti.

Të nderuar anëtar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të zgjedhur me votën e popullit?!

Jam i bindur se keni lexuar apo dëgjuar për thëniet e njerëzve më eminent të botës, të cilët vlerësojnë lartë punën në arsim.

Jam shumë i bindur se keni njohuri të mjaftueshme, se për të pas shoqëri të zhvilluar, për të pasur shtet të zhvilluar, duhet të ketë arsim cilësor.

Duhet të jeni shumë të vetëdijshëm se “mësimdhënia është profesioni që mëson gjitha profesionet tjera”.

Duke mos dashtë të bëj dallime apo vlerësime individuale, por më së shumti kërkojmë nga deputetët të cilët vijnë nga fusha e arsimit, apo ata të cilat prindërit e tyre, ishin apo janë punëtor të arsimit.

Ju, mund të vlerësoni më së miri rëndësinë që ka një mësimdhënës me dinjitet dhe profesionalisht i përgatitur.

Ju, mund të kuptoni gjendjen shpirtërore të mësimdhënësit, kur s’ka mundësi për ofrim të kushteve mesatare, për fëmijët e tyre.

Kuptojeni në çfarë gjendje është mësimdhënësi, kur brenda muajt as vitit, nuk mund të bën një shëtitje për qejfi, me familjen e tij.

Hulumtoni dhe merrni të dhëna, se sa mësimdhënës që kanë të vetmen të hyrë buxhetore ka pagën e tij, ka qenë për pushime verore në ndonjërin nga bregdetet më të lira, kudo qofshin.

Të nderuar ligjvënës që keni përjetuar vitet e 90-ta!

Kthejeni kujtesën e juaj në ato vite, në vendosmërinë e mësimdhënësve për ti rezistuar dhunës së egër serbo-sllave.

Këtë rast, nuk dëshirojmë të anashkalojmë as përkrahjen e bashkatdhetarëve, dhe njerëzve të vullnetit të mire.

Kujtoni prindërit tuaj, si ballafaqoheshin si mësimdhënës, me dhunën shtetërore të Millosheviqit.

Kujtoni mësimdhënësit që rrokën armët në mbrojtje të vendit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mendoni në mësimdhënësit që dhanë jetën për këtë vend, për arsimin shqip.

Askush nuk e mohon se niveli i mësimdhënies, është i duhur. Asnjëri nga mësimdhënësit nuk është i kënaqur me rezultatet që arrihen në punën edukative-arsimore.

Por, politika e “fëlliqur”, ka bërë që cilësia në arsim, të mos jetë në nivelin më të lartë. Analfabetët me diploma politike dhe punësimi i tyre në mësimdhënie, ka bërë që mos të kemi të arritura të larta në mësimdhënie.

Analizoni politikat qeverisëse në fushën e arsimit, duke u thirr në emër të reformave në arsim.

Apo, realizim i projekteve “madhore” për përftime personale dhe grupore. Merrni të dhëna dhe testoni njerëzit politik që janë në vendet menaxhuese në institucionet arsimore.

Pastaj, do jeni në gjendje të vlerësoni profesionalizmin e vërtetë të mësimdhënësit.

Të nderuar anëtar të legjislativit të vendit!

Mendoni për të ardhmen e vendit, për periudha afatgjate, e jo për grupe të interesit. Po ua rikujtojë një thënie: “nëse mendoni për një vit, mbjellë një farë.

Nëse mendoni për 10 vjet, mbjellë një pemë. Nëse mendoni për 100 vjet, mëso njerëzit”!

Arsimin në Kosovë po e shkatërron politika dhe njerëzit analfabet të pajisur me diploma politike.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)