26 Shkurt 2021

Qeveri e re apo kurth i ri i Serbisë

 Shkruar nga Gani Qarri

Shqiptar kudo që jeni, student, rini dhe punëtorë është koha të reagoni sa nuk është bërë tepër vonë, sepse kjo nuk është qeveria e votës tuaj, por qeveri e Serbisë e destinuar nga Vuçiqi që ta shkatërrojë Kosovën.

Në kohën kur imazhi i vendit tonë ka rënë tërësisht për tokë, Qeveria e re kukull, po vjen për ta bërë ndarjen e Kosovës dhe “kompromisin e madh” me Serbinë.

Ky është një diskurs fatal, prapa të cilit qëndrojnë interesa të mëdha mafiozo-politike të kriminelëve të cilët kanë për qëllim me e dëmtu shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës edhe në një gjendje kaq delikate, si kjo në të cilën aktualisht ndodhemi.

Duke parë se nga ç`njerëz per rreth 20 vite me radhë, udhëhiqej Kosova, vetëm pak ditë më parë në një artikull të botuar në "Washington times" me titull “Lëreni strategjinë e dështuar të Kosovës së Bill Klintonit, të thahet në pandeminë e COVID-19”, nga profesor i Universitetit të Bostonit J.Michael Waller, shfaqet një ndër shkrimet me përmbajtjen më të keqe të mundshme që qytetari i Kosovës ka mundë ta lexojë ndonjëherë, në cilëndo medie amerikane, deri në këto momente kaq kritike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Ndaj me plot të drejtë, shqetësimet lidhur me veprimet konspirative të Hashim Thaçit sa vijnë e rriten gjithandej vendit dhe kudo ka shqiptar.

Kosova është ndarë e copëtuar mjaft dhe nuk guxon më për asnjë milimetër të rrudhet as zvogëlohet.

Inteligjencë, popull, student, ngrituni dhe mos lejoni për asnjë çmim që ti bëhet Kosovës dhe popullit tonë të shumëvuajtur edhe një tradhti katastrofale si kjo që i kanë përgatitur kuislingu Hashim Thaçi e jugokomunisti Isa Mustafa.

Abdullah Hoti jo vetëm që nuk ishte kandidatë për kryeministër por nuk është as në mesin e dhjetë deputetëve më të votuar në vend dhe për turpin e tij, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 26 mijë vota nga qytetarët në gjithë Kosovën.

Megjithatë ai na shpifet si kryeministër i një qeverie kukull, pa votën e qytetarit dhe vetëm me aminin e Aleksandër Vuçiqit,i cili  zvëvendëskryeministër të parë, ka imponuar edhe kriminelin serb, nga veriu i vendit, Goran Rakiqin për të jetësuar sa më lehtë dhe në mënyrë të sigurt planet e Thaçit, votuar ndarjen e Kosovës dhe bërë sërish të gjithë shqiptarët të vuajnë.

Kështu që, Qeveria në detyrë duhet medoemos të marrë vendim urgjent për shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, të arrestojë Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe evitimin e pasojave për vendin, nga një qeveri kukull dhe kundërkushtetuese e ngritur në mënyrë arbitrare e klandestine që na shpifet në kohë të pa kohë dhe përbënë rrezik të madh për Kosovën dhe popullin e saj.

Qeveri me zëvendëskryeministër të parë kriminelin Goran Rakiq, i cili për mbi dy dekada me radhë nuk lejon kthimin e shqiptarëve të dëbuar me dhunë në shtëpitë e veta në veri, tash e sa vite ka bllokuar lirimin e urës së Ibrit, mbanë të ndarë Mitrovicën dhe nuk ka lënë gjë pa bërë kundër shqiptarëve të pambrojtur në trojet e veta të mbiibrit.

Ndërsa ashtu siç edhe dihet publikisht, e para në listën e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe jo Abdullah Hoti, i cili përveçse është votuar pakrahasimisht shumë më pak se Vjosa, ai ka marrë tejet më pak vota edhe se Kujtim Shala, Anton Quni e Lumir Abdixhiku.

Ndaj pse u dashka patjetër, që pikërisht Hoti të jetë kryeministri i Kosovës, e jo Kujtim Shala, Anton Quni apo edhe Lumir Abdigjiku, ministër shumë i suksesshëm në Qeverinë Kurti.

Abdullah Hoti edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kur partia e tij e pati nominuar si kandidat për kryeministër, e zbriti LDK-n, në vendin e tretë, ndërsa po ashtu në votimet e 6 tetorit, ka marrë më së pakti vota.

Pse pra nuk u propozua Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe kandidonte për postin e kryeministres dhe jo Abdullah Hoti, kur LDK si parti mori tërësisht 206.516 vota,ndërsa Vjosa Osmani e vetme arriti në hiq më pak se 176 mijë e 16 vota të fituara nga sovrani.

Për interesimin e lexueseve po i cekë me këtë rast edhe rezultatet që arritën në zgjedhjet e 6 tetorit, udhëheqësit kryesor të LDK-s, si: Kujtim Shala 38 mijë e 921 vota, Anton Quni 31 mijë e 731 vota, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku 29 mijë e 531 vota, ndërsa Abdullah Hoti ngelet shumë më prapa krejt këtyre, duke marrë në gjithë Kosovën vetëm 26 mijë e 155 vota.

Dhe mu ky njeri që tashmë ka humbur shpresën se me votën e lirë të qytetarëve do të arrijë ndonjëherë të bëhet kryeministër vendi, i nxitur nga jugokomunisti Isa Mustafa, ka vendosur ti qojë përpara aventurat e kundërligjshme të Hashim Thaçit, i cili duke vepruar sipas logjikës së aktit të kryer, thirret në një "refuzim" të shpifur dhe të pandodhur asnjëherë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nominon Hotin për të formuar në mënyrë klandestine e kundër kushtetuese një qeveri kukull me zëvendës të parë të tij, kriminelin Goran Rakiq.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po dëshmojnë hapur se janë aty, vetëm për ta shkelur Kushtetutën dhe krijuar tym e mjegull në Kosovë ndaj është tejet normale që edhe Vuçiq të mbështesë opsionin e formimit të një qeverie kukull si kjo, të cilën ai,  tash e tutje do ta dirigjojë drejtpërsëdrejti përmes zëvendëskryeministrit të parë Goran Rakiq dhe Listës Serbe.

I gjithë procesi i formimit të kësaj qeverie, që nga fillimi deri në mbarim, nuk ishte aspak transparent as konform rregullave dhe ligjit, ndaj edhe transferimi i pushtetit mund të problematizohet dhe tensionoj situatën deri në eskalim trazirash të mëdha e të paparashikueshme, sepse asnjë nga veprimet e deritanishme të Isa Mustafës, Hashim Thaçit e Abdullah Hotit, nuk ishin të ligjshme, legale as kushtetuese dhe në kundërshtim të plotë me votën e qytetarit dhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)