23 Tetor 2019

Pse është e rëndësishme liria e shtypit

Shkruar nga Alessandra Roccasalvo

Sot kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, u shprehim mirënjohje gazetarëve që punojnë në interesin publik, dhe i përkujtojmë qeveritë për detyrën e tyre të respektimit dhe mbrojtjes të së drejtës së lirisë së shprehjes.

Kjo liri është një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e njeriut, dhe secili person ose komunitet ka të drejtë të artikulojë mendimet dhe idetë e veta, pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksionimi ligjor.

Përgjatë 50 viteve të fundit dhe në mbarë botën, UNDP-ja ka qenë e përkushtuar në nxitjen e mediave të pavarura, lirisë së shprehjes dhe mediave të pakicave.

Gjatë 20 viteve të fundit, UNDP-ja ka kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e mediave të pavarura dhe të pakicave në Kosovë.

UNDP-ja ka qenë instrumentale për themelimin e transmetuesit të parë të pavarur të shërbimit publik, Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, ne hartuam ligjin e miratuar dhe të zbatuar për themelimin e stacionit RTK2 në gjuhën serbe.

Falënderojmë Qeverinë e Japonisë dhe Qeverinë e Mbretërisë së Danimarkës për mbështetjen e tyre financiare për këto projekte.

Sot, RTK-ja është transmetuesi më i madh në Kosovë, dhe transmeton në gjuhët shqipe, serbe, dhe të pakicave të tjera.

UNDP-ja është gjithashtu e përkushtuar në mbështetjen e rolit kritik të gazetarëve brenda shoqërisë kosovare.

Përmes çmimeve për raportimin rreth varfërisë dhe luftën kundër korrupsionit, janë përhapur disa nga storjet më të fuqishme, emocionuese dhe tronditëse për këto tema.

Për më shumë se një dekadë, kemi kremtuar punën e gazetarëve të guximshëm dhe të përkushtuar për zbulimin e së vërtetës dhe për të sjellë në dritë storje që ndikojnë tek të gjithë.

 Pa punën e gazetarëve hulumtues që kërkojnë llogaridhënie nga sektori publik, nuk do të kishte luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Storjet e tyre mbulojnë nga ryshfetet e vogla për zyrtarë publikë, deri tek skemat mashtruese të prokurimit me vlera në shumë miliona euro.

Këto storje mbulojnë nepotizmin, rreziqet shëndetësore në ushqime dhe barna, si dhe rreziqet e sigurisë në udhëtimet ajrore. Këto storje na tregojnë sa i dëmshëm është korrupsioni, si dhe ndikimin e tij në shoqëri.

Përmes çmimit për raportimin rreth varfërisë, gazetarët nxisin debatin rreth çështjeve dhe shkaqeve të varfërisë brenda Kosovës.

Nëse dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme, kjo kërkon përpjekje intensive për zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke luftuar diskriminimin dhe duke siguruar që të gjithë munden t'i ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre të njeriut.

Mbështetja jonë e gjatë dhe puna me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë rëndësi kritike për zhvillimin e mëtejshëm të mediave të pavarura dhe lirisë së shprehjes në Kosovë.

Në aspektin rajonal, ka pasur regres në lirinë e mediave dhe të shtypit, çka sjell pasoja kritike për shoqërinë në përgjithësi.

Megjithatë, gjatë katër viteve të fundit kemi parë renditjen e Kosovës për lirinë e shtypit të ngrihet nga vendi i 90-të në vitin 2016, në vendin e 75-të në vitin 2019. Kjo është shenjë se punët po ecin në rrugën e duhur, por ka vend për përmirësim.

Ka raste kur mediat e drejtuara nga gazetarët serbë të Kosovës janë objekt i sulmeve verbale ose ngacmimeve kibernetike, dhe duhet bërë më shumë për të siguruar që ata të kenë lirinë e shprehjes, pa hakmarrje, censurë ose kërcënime.

Teksa e kremtojmë këtë ditë, i falënderojmë gazetarët që punojnë për të përmirësuar shoqëritë tona. E vlerësojmë rolin e tyre kritik në shoqëri, dhe përpiqemi t'i mbështesim në punën e tyre të çmuar.

/Autorja është përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019 - Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)