03 Prill 2020

Presidente, e ke fjalën

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kapiteni i mirë njihet kur ka furtunë.
                                                    (proverb shqiptar)

Dy vizitat e fundit, dhe të vetmet, në cilësinë, e Presidentes së Kosovës, zonja,Atifete Jahjaga,  që bëri jashtë Kosovës, shikuar nga prizmi gazetaresk dhe refleksioni mediatik që iu  kushtua këtyre vizitave   , mund të themi se e Para e vendit,  startin në arenën ndërkombëtare, e filloi me “këmbë të mbarë”.


Fillimisht, vizita në Poloni, ishte e një rëndësie të veqant ,pasi që Presidentja   arriti që për një kohë të shkurtër prej se  u ul ne postin e Presidentes,  të takohet me  përsonalitete të shumtë,  të fiqushëm ,dhe me ndikim në arenën ndërkombëtare. 

Në veqanti takimi me “MË TË FORTIN E BOTËS” Preisidentin amerikan Barak Obama, ishte, fiqizimi dhe  mbeshtetja më e madhe që iu dha figurës të së Pares  të shtetit të Kosovës, por edhe vendit  tonë në përgjithësi.


Edhe  vizita në Itali, dhe shoqërimi pothuaj i kohës më të madhe të Presidentes me të dytin e SHBA-ve,Nënkryetarin  Bajden ,  por edhe me  të parin e Organizatës më burokratike në botë, Sekretarin e Përgjthshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, janë  momente ,të cilat ,për Kosovën  dhe zonjën Jahjaga , janë sinjale dhe  fakte, që dëshmojnë, se nëse, ne, jemi serioz dhe korekt, e dijmë të  pozicionohemi  mirë,  në arenën ndërkombëtare, atëhërë edhe mbeshteja nga miqët, nuk do të na mungojë.

    Kur jemi tek këto dy vizita  ,pos ato momente që patëm rastin ti përcjellim nga mediat ,e në veqanti ato italiane që raportuan”live”,e që ishin  edhe “atraktive” ,për shkak edhe  të pozicionimit  dhe radhitjes,  e cila , kuptohet, ishte protokolare, por që neve  na nderonte, fatkeqësishtë, nga vet  Presidentja e cila  akoma po vazhdon “lojën  e mbylljes” sa i përket takimeve me gazetarë në  konferenca për shtyp ,apo  pjesëmarrja e saj në “emisione speciale”risi   ska,por nga një burim, i cili ishte pjesë  e këtyre vizitave nga afër,   marrim vesh, se komplimente  të shumta  kanë ardhë,  pothuaj nga gjithë pjesëmarrësit  në këto takime të rëndësishme , por gjithashtu,  në biseda të veqanta edhe Bajden edhe Ban Ki Mun janë deklaruar se në momentet në të cilat po kalon Kosova , shpresat  dhe besimi i tyre është mbështetur, tek angazhimi i Presidentes  Jahjaga, me qëllim  që  Kosova të ndryshoj , imazhin jo të mirë,  që ka krijuar për momentin në botë.

    Edhe ne një takim rasti me Presidentën, menjiherë pas kthimit nga Italia, nga dora e parë  arritëm të mësojmë   edhe për raste konkrete, kur Presidentja  në këto takime  u “privilegjua” dhe nuk pati asnjë barrier për kontakte të drejtëpërdrejta me  cilindo nga liderët në këto dy  takime  të rëndësishmë nderkombëtare.

    Dhe, nëse vërtetë, nuk  janë hipërbollizime dhe  marketingë poltik,këto vizita  janë   për tu kurajuar dhe mbështetur, edhe pse normalishtë  si gjithë liderët tjerë , edhe Presidentja, mund të promovoj vetëm ato momente  që faktorizojnë  Ate ,por ambientimi shumë i shpejtë me shumë burrështetas-e, dhe oferta për të vizituar sa më shpejtë , shumë vende ,ku ka kohë, që Kosova ka humbur “linjat”, është një fakt, që flet, se mund të pritet që vërtet Presidentja, të jetë promotore e proceseve ,që e presin vendin tonë.

    Është edhe një dëshmi tjetër, që  edhe ne që nuk ishim pjesë e këtyre takimeve , por që kemi arritur ti  mësojmë nga mediat dhe opinioni i gjërë, se Presidentja e Kosovës  gjatë këtyre, dy vizitave arriti që te “bllokoj” dhe “karantinizoj” delegacionin e Sërbisë,  që të mos shkoj në  asnjërin nga këto dy takime , dhe kuptohet edhe pse delegacioni sërbë ,u arsyetua se nuk do të marri pjesë për shkak të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës, në raport me fuqitë ndërkombetare , ky veprim është një minus për Sërbinë, e cila po pretendon për të qenë sa më parë pjesë e  familjes europiane , e cila kriter kryesor ka jo bojkotin.
   
Pa tendencë që ti bëjmë lajka, si disa përsonalitete që  nëpër disa  media kosovare ,  fillimishtë e lavdëruan ,por kur  morën përgjegjie se nuk  munden me qene pjesë e  kabinetit Presidencial  filluan ta kritikojnë, me  këtë shkrim nuk dua ti thurri lavdata e të them se Presidentja Jahjaga është  më e mira, apo më e keqja, nga kasta e politikajëve të Kosovës,edhe pse koha do të tregoj fëtyrën dhe figurën e vërtet të saj.”Nuk ka fuqi që do të më koruptojë dhe të jemë pjesë e allashveresheve “ ishte një përgjegjie e Presidentes kur foli edhe për “besnikërinë’ e saj si kliente  edhe   ndaj   lokaleve ku edhe si zyrtare e policise  ka rregulluar floket dhe ka  cep garderobën,  ku e bënë dhe do ta vazhdoj edhe në të ardhmen, por me të vetmin qëllim ti kontribuojë vendit -ka shtuar Presidentja.

    Se sa do të mbaj fjalët dhe premtimet,  se sa do të arrijë ti  përballojë  presioneve Presidentja Jahjaga , mbetet të shihet në vazhdim, pasi që dihet, se Presidentja  akoma  nuk ka pasur rastin të ballafaqohet  me “gjarpërin”,”kupën” por edhe liderë tjerë,  e në veqanti, kur në tavolinën e saj të  dërgohen vendime  për nënshkrim e dekretime, ligje e emërime,  amnisti ....të  cilat fatkeqëisht,  në këtë Kosovën e pasluftës,  shumë herë janë ba me “leje të Bajram Begut” gjatë natës, duke pi qaj apo raki, si në Zanzi Barin e famshëm.

    Parakushtet, për të qenë shembull, dhe për të kthyer besimin  te populli dhe vendit , karshi gjithë presidentëve të deritashëm që pati Kosova, Zonja Jahjaga , edhe pse  nuk është një përsonalitet i  njohur në opinionin kosovar, ka mundësi për pozitivitet, pasi që në radhë të parë ,( e pranoi apo jo), është kuadër i atyre që na cliruan dhe ndihmuan më së tepermi, por edhe që mund të shtyejnë proceset përpara, e që  është edhe e vetmja shpresë e neve kosovarëve tash për tash.

    Kujdesë,në radhë të parë nga lakmia Presidente, sepse po jeton ne Ballkan, dhe je lidere ne trojet shqiptare, por edhe  vizita të përditshme në kafenetë e Prishtinës me stafin e Juaj  nuk reflekton mirë dhe ka filluar të përfolet me të madhe. !




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)