21 Mars 2019

Politika e Kosovës dhe gjarpri me dy koka

Shkruar nga Bahri Bivolaku

E kish vendosur njëri të digjte krejt malin dhe tri ditë e tri net shkoi malit duke bërtitur: çka asht gja e gjallë le të ikë se mali do me u djegë. Çdo gja e gjallë kishte ikur nga  mali, para se  ky t’i shtinte flakën. Kur pushoi zjarri, shkoi me këqyr dhe tu këqyr gjen eshtrat e djegur të nji gjarpni e i thotë:

“Jahu, a njeve ti, kur unë tri dit e tri net piskata që me nije gjaja e gjallë e me ikë prej malit e ti, nuk ike? Gjarpni i tha: Po, unë mirë njeva. Po çka me ba?! Nisa me ikë, por qëllova gjarpër me dy koka, dhe njëri krye me thoshte po iki këndej e tjetri po iki andej, prandaj mbeta këtu.

Aktualisht këtë gjë po e bën politika sot, po sikur gjarpri me një krye nga lart dhe një tjetër nga bishti sikur tek anektoda.

Mendoj që Kosovës në aktualitetin e sotëm politik, nuk i duhen arratitë politike karshi botës, nuk i duhet shteti i mbyllur dhe jo i pëlqyer nga të gjithë, nuk i duhen as demonizimet e polarizimet politike, nuk i duhet as të humbet kohën dhe mundin ta gjejë se kush është fitimtar e kush është humbësi në proceset që po e presin.

I duhet bashkimi i gjithë potencialit politik e intelektual për ta arritur maksimalen, ndryshe humbim mundësinë, e si zakonisht, pastaj merremi me pasojat.

Politika e Kosovës, nuk guxon e as që e ka atë të drejtë të ecë në rrugën njëkahëshe dhe  të eksprimentojë me fatin e të gjithë neve.

Është koha që partitë të lirohen nga mundimet e vjetra e të shpenzuara, të cilat edhe e kanë lodhur qytetarin e vendit.

Është koha për t’u hapur derën mendimeve të freskëta, kreative, të cilat nxisin shpresën, besimin dhe vullnetin për të nxjerrë më të mirën për momentin dhe që i shërben Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj.

Qytetaria e pret me padurim atë dritë dhe atë politikë të karakterit e cila shpreh energji konstante të vullnetit për të hapur kapitullin e ri të saj në të gjitha fushat.

Që të jetojë një e re duhet të zhduket koncepti i vjetër i mënyrës së të kuptuarit në politikë. E reja në politikën shqiptare duhet të burojë nga dija, të ushqehet nga ligjet, të rritet bashkë me të drejtat civile, për t;u përsosur në formësimin e shtetit të së drejtës.

Koncepti i tillë mbi politikën do të dëshiroja të jetë parimi veprues së pari për partinë të cilës i takoj e më pas për të gjithë dhe në gjithë hapësirën shqiptare.

Paqen nuk e fitojmë me folklorizëm

Kosova, politika e saj duhet të mësohet të lëviz politikisht me petkun që e ka të dizajnuar karshi çejzit që ka dhënë në kohën  e duhur.

Kosovën e pret një rrugë e gjatë për të pasur petkun e vet që do t;i bije tamam dhe jo kolorit. Është koha e fundit që kjo politikbërjes të zgjohet, të lëshojë shkëndijat e ndryshimit për të qenë e bashkuar në ndërtim të një kauze të përbashkët dhe me të cilën e fitojmë paqen.

Një gjë e kam të qartë, se me politikat e izolimit dhe të vetëmbylljes, nuk fitohet paqja, e as me imagjinatën e krijuar në kokat tona, se jemi rrethuar e mbuluar me armiqtë dhe tani po lëshojmë klithje: o burra, o gra!

Po mbyllemi se të gjithë janë vënë kundër nesh dhe se vetëm kjo gjë na shpëton nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Duhet ta kuptojmë se për të pasur dhe ruajtur miqtë, duhet të provojmë të bëhemi të tillë, mbase këtu është çelësi i dijes.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2019 - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të GIZ - CDBE organizon konferencën e rishikimit vjetor të planit strategjik të arsimit të Kosovës 2018. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT,  komunën e Prishtinës, OJQ “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, SHUKOS, CDI dhe shoqërinë civile do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujit dhe Ditës ndërkombëtare e Meteorologjisë. (Liqeni i Batllavës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me rastin e publikimit të “Raportit të Monitorimit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës 2018”, në një diskutim me shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën e rrumbullakët - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (Tek ABC Group, Gjilan, rr. Xhemajl Mustafa, nr. 99, ora 10:00)

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet simbolik. (Takimi me media bëhet te shtatorja e Zahir Pajazitit, ora 10:45)

- Ambasada e Francës në Kosovë, Klubi afarist, France Albanie Bussiness në bashkëpunim me Klubin afarist frankofon në Kosovë do të organizojë një simpozium lidhur me investimet në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me diskriminimi i punëtorëve ne sektorin privat. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​(Ndërtesa e Kuvendit,  ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në segmentin e ri, Lum Madh-Gojbule, të rrugës Nacionale M2, Prishtinë - Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. (Fshati Lum Madh i Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë mban aktivitet. (Para objektit të Komunës së Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës në katin e parë, ora 13:30)

- Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të jetë prezent në ngjarjen e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Rahovec, ku me këtë rast do bëhen edhe aderime të reja të disa figurave të rëndësishme, njerëz të profileve dhe moshave të ndryshme. (Shtëpia e Kulturës ″Mensur Zyberaj″ në Rahovec, ora 18:00)