26 Prill 2024

Përvjetori i Referendumit në Luginën e Preshevës

Shkruar nga Skender Jashari 

Në kohën e  rënijes  së  regjimeve  komuniste  të Bllokut të Lindjes, mes tyre duke  fillu nga  rënija e  Murit të Berlinit, rënija e  regjimit të  Rumanisë, e deri edhe  rënija e  regjimeve  në Ish-BRSS dhe ish-jugosllavi.

Me këtë   edhe  Bashkimin e  shteteve të ndara nga  Terrori i Kuq- komunizmi rus,  si dhe  me pavarësimin e  shteteve  të  gllabëruara dhunshëm,  erdhi edhe  në  Ballkan!

Janë  mirë të njohura   nga organizimet  politike me mjete  demokratike si protesta e  demostrata e deri tek  mjetet  e fundit  pra të luftës  për Liri dhe  rifitim të  shtetësisë!

As Trojet  tona  Shqiptare, të   coptuara  në  disa  shtete nga  sllavët  e   Ballkanit( kryesisht), nuk qëndruan  të heshtur,  madje  rezistenca  vazhdoi   që nga  pas  Lufta e  II  Botërore në vazhdimsi!

Më 1 e 2 mars 1992, edhe në  Luginën e  Preshevës,  është  zhvillu referendumi gjithëshqiptarë. Nga 75 vendvotime, në  shtëpi  dhe lokale private, e që  edhe  në  ditën  e parë  janë   pengu nga  policia e  Serbisë të  votonin.

Dolën  mbi 46.000 votues, pra me 98 % e popullsisë u përgjegjën  pozitivisht opsioneve  të këtij referendumi, pra për  Autonomi  Territoriale me të  drejtë  Bashkimi me  Kosovën!

Serbia  pengoi këtë  referendum, siç zakonisht   vepronte  dhe ende  vepron!

Lugina e  Preshevës,  zhvilloi  edhe  luftën  Çlirimtare në vitin  2000-2001,  e që  u  arrit  Marrëveshja e Paqes së  Konçulit, në  Maj 2001, ku   garantohej që  zgjedhja e  Statusit  politik të Luginës së Preshevës do të  bëhet  me mjete  politike-dialog!

Deri në vitin 2001, Lugina e  Preshevës, kishte  avansu  kauzën e  saj  Kombtare, mirëpo me  demobilizimin  e  UÇPMB-së,  ajo së pari është  harruar  nga  vetë  ne  Shqiptarët  e asaj  ane!

Sot pas 25 vitesh pas referendumit, si  dhe pas 16 vitesh pas  arritjes së  Marrëveshjes së Paqes së Konçulit, statusi politik i  Luginës  mbetet  i pazgjedhur, madje për  më  keq, as nuk ka  shpresa  që të  trajtohet!

Çfarë i mbetet  sot  Luginasve?!

Duke pasur  parasysh problemet  si: zgjedhjen e  statusit polik të Luginës, pastaj mospërfaqësimi real në   nivel lokal e veçmas në nivel  qendrorë( çdonjëri  Luginas jemi për Bashkim  me  Kosovën!

E që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga “deputetët”, që më shumë i shërbyen  interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); Serbia përzgjedh  politikanët Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel  lokal,  por edhe   në  atë  të  ashtuquajtur  republikan); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët  e tillë( asnjëherë  denjësisht nuk kanë  përfaqësu Interesin Kombtarë Shqiptarë të   Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni (vazhdimisht njihen për  korrupsion dhe  nepotizëm!); heshtja  e politikës së terrorit të Serbisë( kanë  bë që  Çështja Kombtare  e Shqiptarve të  Luginës së Preshevës, si në  arenën  ndërkombtare dhe  rajonale të  heshtet a së paku të  minimizohet); ekzistimi i dhjetra partive dhe fraksioneve  politike në  Luginë dhe mosunifikimi i tyre rreth  Kauzës Kombtare Shqiptare të Luginës së Preshevës; bastisje dhe kontrolle si formë  e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje  fëmijësh; marrja në  biseda informative dhe përndjekja sidomos  e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e policisw multiçetnike; prezencë enorme e forcave militare e  paramilitare të Serbisë  edhe e  atyre  që janë të  dyshuara për  krime  lufte; çështja e abetareve dhe e  librave të  ardhur nga Kosova; çështja e diplomave të  Republikës së Kosovës; çështja e  mësimit-besimit fetar në shkollë( e korrikuluar nga  shërbimet  sekrete të  Serbisë!); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht  në botën  perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e   intelektualve  Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje  me avansimin  e Çështjes Kombtare Shqiptare dhe zgjedhjen e  Statusit Politik të  Luginës së Preshevës; arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror( kryesisht  e ish-veteranëve  të Luftrave  Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzu kinse për krime lufte, por edhe  për  terrorizëm etj);  heqje nga regjistrat civil të  qytetarve  Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet  e  shtetit kolonial të  Serbisë; mosregjistrim real të  Shqiptarve të Luginës  me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë; mungesa e perspektivës ekonomike (kryesisht  tek të rinjët); pengesat  në  ndërmarrjen e  iniciativave për  hapje  biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda  Serbisë (duke i sabotu produktet  e Shqiptarve të Luginës); pengesa në  tregti përmes  pikave  kufitare me  Maqedoninë dhe Republikën e  Kosovës; mirëqenie  të ulët  sociale dhe shëndetësore; tarifa të  larta  për energji elektrike; tarifa të  larta  për   hapje dhe mbajtje të  bizneseve; haraç  nga policia kriminale  e  Serbisë për  bizneset  lokale (pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të  ndryshme  kinse të  bëra  nga   bujqit, blegtorët, tregtarët   Shqiptarë  të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë;  ngulfatje  të   tregut lokal  me produkte  të Serbisë qofshin produkte  bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të  falimentojnë; përvetësimin  e  trashëgëmisë  kulturore-historike-arkeologjike  të  Shqiptarve të Luginës së Preshevës, si me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire dhe vjedhje të  arkefakteve; tjetërsim të  Historisë Kombtare  Shqiptare edhe  përmes fesë (duke tentu të  na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të  islamizuar etj)!; ndalimi i festave  Kombtare  Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombtarë Shqiptarë; heqja e  monumenteve  tona Historike( mes tyre edhe  Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa në Luginë  të Preshevës, por edhe  në Serbi, janë  të vendosura jo pak  Organizata  Ndërkombtare  qeveritare dhe  joqeveritare( sidomos), të cilët  pos  statusit  të   shikuesit, me rastin e shkeljeve të të drejtave  themelore të njeriut  nuk kanë  asnjë  kompetencë  më tepër!

Kjo dmth  që asnjë  Luginas  nuk i beson  asnjë  organizate  të tillë, sepse  Serbia,  në prani të tyre lirshëm bënë shkeljen  e  të drejtave të tyre!

Konsulto  aktet normative, prej të cilave  një numër të  madh janë  të  miratuara edhe nga Serbia, por që  përballë Shqiptarëve  të Luginës së Preshevës, nuk zbatohen aspak, si: 

·    Konventën  kuadër “ për mbrojtjen e Pakicave  Kombtare” ; 
·    Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut;
·    Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore;
·     Protokollet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore;
·    Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike;
·    Protokollet e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike;
·    Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
·    Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Gruas;
·    Konventa për të Drejtat e Fëmijëve;
·    Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
·    Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare etj

Nga  ana  tjetër  ne Shqiptarët  e Luginës së Preshevës, duhet  të  vetëreflektojmë, për t’i gjetur  gabimet  tona, që  na  çuan  në këtë  ngecje së paku 16 vjeçare( nga Lufta e UÇPMB-së). Ky shekull është  Ora Shqiptare, o sot, o kurrë mund  t’i arrijmë të Objektivat tona  Kombtare!

Liria e Luginës, me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe me çdo çmim!
Kështu është  25 vjetori i  Referendumit të Luginës së Preshevës!



/Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake./


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)