26 Prill 2024

Përse dha dorëheqje ministrja e MMPH-së Albena Reshitaj

 Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Për arsyet e vërteta të dorëheqjes së ministres Albena Reshitaj do të ketë shumë versione që do të qarkullojnë në opinion, varësisht nga interesat e grupeve të caktuara të interesit,por një çështje është e vërtetë e ajo tregon shumëçka se sa e pa qëndrueshme është situata në MMPH-( Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor).

Që nga themelimi i saj para 16 vite ishte instaluar një anarki institucionale të cilën sot një individ-e, e ka të pa mundur ta qet në binar normal të punës,sado që ka dituri dhe elan për punë.

Aty duhej të dominonte pik së pari puna  profesionale e pastaj përkrahja politike e domosdoshme për të vepruar, e që deri me tani ka munguar.

Pyetjen e parë që duhet të ia bënë një profesionist vetvetes është ajo se çka e shtyri  të jep dorëheqjen Ministrja e MMPH –ë Albena Reshitaj nga ky funksion, shumë i rëndësishëm për funksionimin normal të shtetit të Kosovës,aq ma parë kur kishte marrë disa iniciativa interesante posaçërisht në fushën e mjedisit,që janë ma atraktive për popullatën si është ndotja dhe pastrimi i mjedisit  ku në jetojmë dhe veprojmë. 

Çdo njëri nga profesionistët e vërtetë do të duhej ta vendos vetveten në pozitën e sajë dhe të mendoi se si do të vepronte,në rastin konkret !

Janë disa parime elementare dhe rregulla profesionale që njeriu duhet të iu përmbahet e të mos veproi kundërligjshëm sipas urdhrave të eprorëve të tyre,ku pasojat do të jenë personale e jo të urdhërdhënësve.

Ishte e zgjedhur me e udhëhequr MMPH para gati një viti me premtime jo realiste pa e ditur situatën faktike në të cilën ishte ministria,ku gati asgjë nuk funksiononte ashtu si duhet.

Sidoqoftë me ardhjen e saj në krye të MMPH-së ishte një shpresë e vogël, që diçka pozitive për së mbari do të filloi, posaçërisht në fushë e Planifikimit Hapësinorë ku kishin ndodhur devijime të mëdha në vitet e pas luftës.

Ishte e vetëdijshme se ajo nuk kishte njohuri profesionale për planifikim hapësinor,urbanizëm dhe arkitekturë, por me menaxhim të mirë dhe përkrahjen e duhur do të ia dilte të stabilizonte situatën aty.

Nuk është pritur se mundet menjëherë t’i ndryshon parregullsitë e mëdha shumë vjeçare,veset e krijuara me vite,e besa edhe interesat e grupeve të ndryshme,për një kohë relativisht të shkurtër në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit,ku kishte,dhe vazhdon të ketë presione të ndryshme jo parimore.

Është kjo një punë e mundimshme profesionale në shoqëritë si kjo e Kosovës,e cila në lëmin e urbanizmit merr kohë shumë,aq ma parë kur kemi të bëjmë me ndërtime pa leje që duhet legalizuar, nëse i plotësojnë kushtet sipas “ligjit” të fundit të aprovuar në  Kuvendin e Kosovës.

E di se pozita në të cilën ishte emëruar si ministre e  MMPH-së ishte shumë e vështirë,pos angazhimit profesional dhe personal,duhej të kishte edhe përkrahjen morale dhe materiale të strukturave teknike dhe politike të dy niveleve shtetërore,cilat si duket kanë munguar.

E di se ishte kohë shumë e shkurtë  në këtë detyrë specifike,për të filluar vendosjen e një rendi të mirëfilltë në ministri dhe për të krijuar një ekip multi-sektorial dhe profesional të ekspertëve.

Gjithashtu e di së është lehtë me kritikuar pa dhenë mundësi të zgjidhjes së problemeve të shumta në funksionimin e shtetit.

Në të gjitha shkrimet e mija profesionale,kamë sugjeruar,propozuar mundësit për zgjidhjen e problemeve hapësinore dhe urbane pa tendenca destruktive,me të vetmin qellim me avancuar problematikën aty ku e ka vendin ,si në të gjitha shoqëritë e civilizuara.

Ato për fat të keq,nuk u përfillën në vitet e pas luftës,ndoshta nga interesat e ngushta të grupeve të ndryshme të cilat degraduan në ekstrem jetën në Kosovë.

Ka shumë punë për të stabilizuar situatën  në MMPH, kërkohen veprime konkrete të dhimbshme posaçërisht në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit siq janë:

⦁    Rishikimi të gjitha ligjeve aktuale që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit e posaçërisht ligji i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor të bëra në vitin 2012 dhe 2013.

⦁    Përfundimi i kodit të ndërtimit.

⦁    Rishikimi i të gjitha dokumenteve ekzistuese hapësinore.

⦁    Riaktivizimi i kontrollit neutral dhe profesional të kësaj veprimtarie në nivelin qendror dhe lokal, që do t’i ndihmonte Shtetit për të avancuar dhe kontrolluar problematikën Hapësinore,Urbane dhe Arkitektonike.

⦁    Kontrolli shtetëror i veprimtarisë së profesionistëve me anën e LICENCIMIT të tyre.

Është e tepërt me e përsëritur se në shekullin e ri në Kosovë është ndërtuar ashtu si kanë diktuar individët e privilegjuar, grupet e ndryshme të interesit,të përkrahura nga klasa ynë politik në pushtetin lokal dhe qendror.

Ajo çka është ma tragjike ka munguar kontrolli shtetërorë, që ka ndikuar direkt në kualitetin dhe SIGURIN e ndërtimeve në të gjitha anët e Kosovës.

Është pritur që ma në fund kjo garniturë e re qeverisëse  të ndërmerr veprime konkrete, me parandaluar këto trende negative që po e plandosin shoqërinë tonë në fushën e ndërtimit.

Ligji i ndërtimeve pa leje i aprovuar këto ditë në Kuvendin e Kosovës skajimërishtë do të dëmtojnë shtetin dhe funksionimin normal të tij në të ardhmen, pasi çështjet pronësore janë trajtuar gabimisht.

Çështja pronësore deshëm ne apo nuk deshëm duhet të jetë e trajtuar dhe zgjidhur sipas Konventave ndërkombëtare, që në rastin e ligjit për ndërtimet pa leje nuk është bërë.

A janë  të vetëdijshëm vendimmarrësit tanë se me këso veprime-legalizime, po e shkelin në mënyrë drastike Konventën Evropiane e të Drejtave të Njeriut, që është një traktat i cili konsiderohet si rregullues i rendit publik evropian.

Pritet që vendimet e gjykatës së Strasburgut në favor të pronarëve kosovarë, pas ankesave të tyre,të paraqesin një kërcënim serioz për Kosovën,me kompensime milionëshe nga arka e shtetit.

Për të arritur këto objektiva janë pritur veprime konkrete nga ana e ministres Reshitaj dhe ekipit të saj, që së paku kjo fushë të filloi të funksionoi ashtu si e kërkojnë normat dhe standardet ndërkombëtare në fushën Planifikimit Hapësinor.

Duke e pa gjendjen reale në të cilën është kjo fushë e ministrisë,sipas mendimit tim, ajo zgjodhi dorëheqjen si një akt moral, së paku për të mbrojtur personalitetin e saj,pasi me siguri nuk kishte përkrahje institucionale të nivelit ma të lartë.

E vetëdijshme se ç’fare pasoja të pa riparueshme sjell kjo mënyrë e punës, me ndërhyrje të ndryshme të grupeve të interesit,duke e vërejtur se nuk po ka fuqi dhe përkrahje  të mjaftueshme,për të ndërruar diçka në të mirë,dorëheqja e sajë për mua ishte akt moral i pritur,por me pasoja të mëdha për Kosovën. 

/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)