26 Prill 2024

Për rëndësinë e mendimit ndryshe

Shkruar nga MA. sci. Ilir Maqatena 


Të mendosh ndryshe nga tjetri, apo të tjerët, në kohën, kur zhvillimet e përgjithshme janë mjaftë të larta, është çështja më substanciale e kohës moderne, sepse kjo është në funksion të zhvillimit, progresit dhe ndryshimit.

Mendimi ndryshe nga tjetri, apo të tjerët, shikuar nga të gjitha pikëpamjet e segmenteve të shumta të jetës e të aktiviteteve social, në vete paraqet forcën më të madhe që bënë të mundur gjetjen e qartë të shenjave ndihmuese për jetë më të begatë dhe qasje më kuptimplote si teorike ashtu edhe praktike.

Në botë, sot ekzistojnë, organizata të mëdha, të formateve nga më të ndryshmet, për çdo ditë, mbahen: mbledhje, takime, konferenca, samite, etj, bisedohet për çështje të ndryshme si të niveleve lokale po ashtu edhe atyre globale, por, gjithnjë ka vend qe pas diskutimit të parë, dhe vënies së një ideje, të plotësohet me një e më shumë të tjera, por që qenësore të mbetet fakti i bashkimit të asaj apo atyre pasardhëse, atëherë kjo merr formën e plotësuar, dhe kësi soj mendimi i dhënë dhe i plotësuar nga mendimet e të tjerëve merr kuptim më të plotë e të drejtë, si i tillë është i kristalizuar, dhe po që se vihet në praktik ky mendim i rrumbullakuar nga integrimi brenda tij edhe i disa mendimeve të tjera, atëherë rrjedhimisht përfaqësohet një ide mjaft serioze, por edhe potenciale për nga korrektësia dhe sjellja e rezultateve me dobiprurëse dhe pozitive.

Sot, jemi dëshmitar nga të arriturat shkencore, si të atyre shkencave natyrore po ashtu edhe atyre shoqërore, duke mos lënë pa përmendur edhe Informatikën, tekniken e lartë etj, pyetja rëndom shtrohet, a do të mundë të ishte kjo rritje aq e lartë, po mos të jepeshin mendime ndryshe, po të mos organizoheshin debate të ndryshme, po mos të pranoheshin idetë e konsoliduar të tjetrit, sigurisht që përgjigjja është se jo, por e gjitha kjo bazën e ka tek pranimi i mendimit ndryshe, si në aspektin teorik, praktik, metodologjik, konceptues, etj, dhe në saje të këtyre mirëkuptimeve arritjet janë në shkallen piedestale.

Po që se shikohet ky prizëm, në kohet më të vjetra, gjejmë plotë e përplot situata irracionale, ku mendimi ndryshe, ishte i ndaluar, me këtë rast vlen të përmendet shkencëtari i madh Giordano Bruno, ku ju dha një dënim i rëndë, ja morën jetën në mënyrën më të egër, e gjitha kjo ndodhi pse mendoj ai ndryshe.

Po ashtu edhe vendet e lindjes së mesme, gjegjësisht vizionarët e mëdhenj patën probleme të shumta, sa i përket mendimit ndryshe, pasi që fare mirë dihet se shumë vende i udhëheqin diktatorët, por edhe disa vende si: Iraku, Libia, Egjipti etj, që tashmë kanë rënë diktaturat, gjatë kohës së qëndrimit në pushtet, njerëzit nuk u lejuan të japin ide, si për organizime politike, për krijimin e ndonjë forumi, për krijimin e partive të reja politike apo çka do tjetër, etj.

Por, në fakt, për të ardhur deri te një respekt reciprok sa i përket mendimit ndryshe, vendeve të shumta ju deshtë, mundë e punë e gjatë, pasi që kishte probleme të mëdha për mendimin e shprehur, për lëvizjen e lirë, për iniciativa të reja akademike, ekonomike, politike, sociale, me një fjalë ishin të censuruara deri në atë masë sa që zhvillimi ishte i ngulfatur.  

Ardhja e Demokracisë, bëri që njerëzit lirshëm të shprehin opinionin e tyre, Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve e vitit 1776, dhe aktet e tjera Amerikane bëjnë që liria e individit të zëne një vend të rëndësishëm në jetën dhe aktivitetin e tij/ saj. 

Pastaj, Asambleja Nacionale e Francës më 26 gusht të vitit 1789 miratoi deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, edhe më tutje punuan në garantimin e të drejtave dhe lirinë e njerëzve, kësi sojë më datën 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, deklaratë e cila garanton të drejtat e njeriut, iniciativat sa vinin e shtoheshin, kështu në vitin 1950 u përpilua Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e cila po ashtu ishte në shërbim të ruajtjes së lirive themelore të njeriut, ishin këto vetëm disa dhe vetëm disa, akte të rëndësishme, të cilat ndodhën me qëllim të ruajtjes së lirive të njeriut dhe dinjitetit të tij.

Por, gjithnjë duke u bazuar në rendësin e komunikimit, dhe rezultateve pozitive që dalin, ideja e gjithë kësaj është se vendoset një bazë e rëndësishme për të evoluar në pikëpamje të shumta. Në kohën kur njerëzit kishin probleme për të komunikuar, o, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet veti, o, për shkak të ndonjë faktori tjetër, munde të thuhet se organizimi, zhvillimi i gjithmbarshëm, ishte i ultë, dhe nuk vëreheshin shenja përmirësuese.

Me gjithë atë, sot, komunikimi është i lehtë për tu kryer, falë zbulimit të shumë aparaturave moderne që japin mundësi të tilla, siç janë: interneti, telefoni, pastaj në anën tjetër mediat e shkruara dhe ato elektronike, etj, ku ekziston mundësia reale e këmbimit të ideve dhe informatave shumë shpejtë, sigurisht që ndihmojnë procesin e këmbimit dhe komunikimit mes njerëzve të profileve të ndryshme.  

Krijimit të mendimit ndryshe, i ndihmon edhe përcjellja e TV-së, Leximi i librave, revistave, gazetave, pastaj, dëgjimi i Radiove, klikimet në portale të ndryshme, rrjetet sociale, etj, të gjitha në funksion të informimit dhe krijimit të një pasqyre reale mbi çështjen e një fenomeni të caktuar, që më pastaj, do ti hapte rrugë krijimit të ideve të reja, të prodhuara, me qëllim që fenomeni të jetë i zbërthyer, i kristalizuar, i krahasueshëm etj.

Prandaj, si përfundim, deri tek arritja për ta shprehur mendimin ndryshe, u deshtë, kohë e gjatë dhe mundë i madh, mendimi ndryshe, dhe pranimi i tij, vërtet ndihmon në zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të paraqitura, dhe një herësh mendimi apo mendimet e ndryshme kur integrohen në një të vetme, krijojnë një ide të qëndrueshme dhe garantë për progres.              
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)