18 Nëntor 2019

Partneriteti urban - rural në Shqipëri dhe Kosovë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Vetëm stimulimi ekonomik, natyrisht së bashku me ndërtimin e infrastrukturës tekniko–sociale të domosdoshme do t’i kthente njerëzit ne fshatra.

Në të gjitha dokumentet hapësinore dhe urbane evropiane çështja e raporteve në mes qytetit dhe fshatit ka një vend të rëndësishëm në politikat Hapësinore (ESDP),si dhe zbatimin e atyre politikave me mjetet në dispozicion (ESPON). Kjo problematik është treguar si domosdoshmëri për të stabilizuar hapësirat e shteteve anëtare dhe pretendentëve për tu anëtarësuar në BE. Tek e fundit edhe dokumentet hapësinore ekzistuese në Shqipëri dhe Kosovë këtë e parashikojnë dhe e kërkojnë, pasi ky partneritet sot po tregohet i domosdoshëm duke u nisur nga realiteti ynë që vështirë kuptohet nganjëherë.

Në Shqipëri dhe Kosovë,migrimet tipike ekonomike në mënyrë drastike i ka ndryshuar perioda postkomuniste pas vitit 1991 në Shqipëri,dhe lufta e vitit 1999 në Kosovë,si dhe ndryshimi i sistemit politik dhe socio-ekonomik në të njëjtën kohë,për atë duhet të jemi të vetëdijshëm. Posaçërisht kemi lëvizje të pa kontrolluara të popullsisë nëpër qytetet kryesore ku kjo dukuri paraqitet në format më të vrazhda,me bindje se këto lëvizje për një kohë të gjatë do të përcjellin shoqërinë tonë çka për çdo ditë po vërtetohet. Edhe prezenca e faktorit ndërkombëtar pas luftës në Kosovë,duke koncentruar pushtetin gabimisht ne pesë qendra regjionale,në mënyrë habitore ka ndikuar negativisht në lëvizjet e popullsisë për të kërkuar kushte më të mira të jetës në qytete. Në anën tjetër ky veprim ka rezultuar me probleme shumë serioze për funksionimin e një shoqërie bashkëkohore në tërësi.

Qytetet kryesore në Shqipëri dhe Kosovë menjëherë e rritën numrin e popullsisë dhe u bënë jofunksionale,e si rezultat kemi shkatërrimin e identiteti urban dhe rural paralelisht ku të gjithë jemi humbës të mëdhenj. Kemi fituar qytete të çintegruara nga aspekti urban me elemente te modifikuara të kulturës rurale. Nga aspekti ekonomik paraqiten tendenca e mos punimit të tokës bujqësore,pasi një punë e tillë nuk paguhet,ma “lehtë” është me i importuar produktet tradicionale bujqësore. Qytet në përgjithësi pësuan transformime nga situata e krijuar dhe befason indiferenca e qytetarëve pasi tiparet e tyre në tërësi janë neglizhuar. Mendimi i përgjithshëm është se  imponimi i lëvizjes të popullsisë si nga faktorët ekonomik, social apo të dhunshëm (rrëzimi i komunizmit dhe lufta e vitit1999),rezulton me kufizime në tendencat e reformave pozitive të pritura në shoqëri si dhe ndryshimin e qytetit si qendër e aktiviteteve shoqërore. Në këtë aspekt vërehet se shoqëria tradicionale zakonisht e vendosur në zonat rurale pas migrimit të dhunshëm është ballafaquar me rrethana të reja të pa përballueshme në qytete dhe si alternativ ofron kulturën rurale të modifikuar nën petkun e kulturës urbane.

Në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës,(mos) partneriteti është provokuar nga perioda e tranzicionit të stërzgjatur,migrimet e dhunshme në zonat urbane kanë rezultuar me situata të palakmueshme. Grupe të ndryshme mundohen të promovojnë idetë e tyre me anën e imponimit të trashëgimisë dhe ritualeve të transformuar në forma urbane,si tubime masive në sheshet e qyteteve dhe vendeve publike,koncerte masive të muzikës ,si dhe muzika me zë shurdhues në rrugët kryesore të qyteteve gjer në orët e vonshme,kultura masive pa vlera artistike ma përmasa te kiçit klasik primitiv,të kuptuarit e rrugëve të qytetit si vende speciale ku duhet promovuar idetë e reja,imponimi i mënyrës së menduarit dhe të vepruarit në institucionet publike pa llogaritur pasojat e përgjithshme shoqërore etj.

Si pasoj e lëvizjes së imponuar të popullsisë,subjektet pjesëmarrëse kanë pasur mundësi të ruajnë dhe imponojnë kulturën tradicionale duke e transformuar në forma urbane, por pasi kanë vështirësi të participin në format urbane të jetës ndihen në pozitë pasive-inferiore,me një fjalë janë bërë të tepërt në qytet. Në anën tjetër në fshatra ka mbetur popullsia pasive të vjetrit,dhe sipas trendëve aktuale një kohë të gjatë fshati do te mbetet pa pjesën vitale te popullsisë,e cila në të njëjtën kohë në qytete është e tepërt. Këta njerëz të parët janë viktima të papunësisë,punësimit periodik apo ilegal me mundësi reale të eksploatimit të egër të fuqisë punëtore. Ardhja e pa kontrolluar mundëson krijimin e zonave të varfra të qytetit,posaçërisht në kryeqytetet Tiranë dhe Prishtinë.

Në rastin e Tiranës dhe Prishtinës si kryeqytete nga të gjitha shihen si shansi kryesor për prosperitet, çka rezulton me rritjen e shpenzimeve të jetës,rënien e fuqisë blerëse, si dhe vështirësitë e tyre evidente për inkuadrimin në jetën urbane. Duke pasur parasysh infrastrukturë jo adekuate si dhe mobiliarin e mangët urban, vështirë është për të absorbuar një numër kaq te madh të popullsisë. Funksionimi i qytetit si tërësi ka arritur në fazën kritike të degradimit total urban apo vdekjes graduale urbane.

Në relacionet ndërkombëtare kjo dukuri, varësisht nga shtetet dhe zhvillimi ekonomik i tyre ka përjetuar transformime të mëdha pozitive. Në tërësi mund të thuhet se partneriteti në mes të fshatit dhe qytetit është duke funksionuar në bazë të interesave reciproke që rezulton me kërkesat e mëdha për një jetë të rehatshme në zonat periferike-rurale të metropoleve botërore larg papastërtisë së ajrit,zhurmës dhe streseve të përditshme që po përcjellin jetën urbane. Aktuale është edhe mundësia e zhvillimit të qendrave rekreative dhe turistike në zonat rurale të cilat do të shfrytëzohen nga vizitorët e shumtë të stresuar të qendrave urbane.

Çka duhet ndërmarrë që ky problem së paku të zbutet? Sfida kryesore e shoqërisë tonë në të ardhmen e afërt do të jetë kthimi i jetës në zonat rurale, e cila në të njëjtën kohë do të bënte shkarkimin e zonave urbane nga ngufatja e pakontrolluar apo nga vdekja urbane,kjo mund të arrihet duke krijuar kushtet për të joshur njerëzit me programe të ndryshme atraktive ekonomike ku ata do të gjenin interesin e tyre e kurrsesi me forcë, pasi nga e kaluara është konstatuar se ato janë zgjidhje të përkohshme. Në parim, duhet menduar në zgjidhje të qëndrueshme (stimulimi dhe zhvillmi i bujqësisë, prodhimi i ushqimit, rekreacioni, turizmi, etj) , duke plotësuar kërkesat dhe nevojat e dyanshme, duke bërë fshatin ekonomikisht joshës dhe atraktiv.

Është rrezik i madh nëse tentohet që me metodat e vjetra,me anën e apeleve, duke përdorur patriotizmin si faktor të tejkaluar në tendencat për të kthyer njerëzit në zonat rurale. Vetëm stimulimi ekonomik,natyrisht së bashku me ndërtimin e infrastrukturës tekniko-sociale të domosdoshme do të kthente njerëzit në fshatra. Partneriteti fshat –qytet do të tejkalohet shumë më lehtë sikur të kishim qasje reale dhe profesionale ndaj kësaj problematike duke analizuar shkaqet dhe pasojat, përparësit dhe dobësitë si dhe duke propozuar metodat realizuese për implementim.

Tendencat e mija të para shumë viteve (2003) për të aktualizuar këtë problematik,si njërin nga problemet kryesore hapësinore në Kosovën së pas luftës,ashtu si e shifsha unë,u neglizhuan nga vendimmarrësit e atëhershëm. Pas një pune të mundimshme ekipore në teren,pas hulumtimeve detale,kisha punuar një pilot projekt në pjesën qendrore të Kosovës i cili nga maji 2005 gjendet në sirtarët e MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) të Kosovës. Nuk kamë informata relevante se a është ndërmarrë diçka e ngjashme në Shqipëri,por situata është brengosëse në të dyja shtetet. Kjo rezulton me mungesën e Planeve Hapësinore në Shqipëri dhe në Kosovë,ai është punuar për periodën 2010-2020 por ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Është koha e fundit që vendimmarrësit aktual (Qeveritë e të dy shteteve) të ndërmarrin hapa konkrete,pasi tani të gjithë e kemi të qartë se në këtë proces të partneritetit urban-rural të gjithë (fshati dhe qyteti) janë humbës të mëdhenj,kjo ma në fund dukshëm po vërehet në ditët e sodit në erën e ekonomisë së tregut dhe globalizmit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)