26 Shkurt 2021

Orvatje të keqësimit te situatës politike përmes vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga depresioni

Shkruar nga Rrezart Kalaja

Vdekja e  te riut 26 vjetar ngjalli reagime nga partitë opozitare, dhe nga presidenti i vendit, për mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë.

Të gjithë politikanët kërkuan hetime që të zbardhet rasti sa më shpejt.

Rasti i tij shkaktoi polemika edhe te politikanët që u përfshinë duke kërkuar hetime  përgjegjësi, ndëshkime deri në dorëheqje, duke i dhënë rastit një epitet politik nga e cila  shfaqjet dhe sëmundjet  e tilla  duhet trajtuar  si raste të karakterit shëndetësor dhe  ngushëlluese për familjaret e viktimës e jo me i dhënë  ngjarjes karakter politik si qyqar duke bëre politikë në kurrizin e të vdekurit,duke harruar votën e popullit se për çka ju ka dhënë  votën në  synim të zhvillimit ekonomik  kulturor dhe politik  ne tjerë parametra?

Vetëvrasjet janë fenomen  i vjetër  ndër popuj dhe presioni aktual qe e ka përfshi njerëzimin janë shkaqet kryesore që i çojnë njerëzit në vetëvrasje për shkak të depresione qe posedojnë me kohë e jo vetëm  brenda një periudhe 24  orëshe.

-Dikush as nuk jep shenja depresioni sidomos ky ish student i universitetit në Gjermani  dhe as nuk i shpreh ndjenjat,prandaj nuk mund të parandalosh as ta ruash kur e ndan mendjen  dikush për një gjë të tillë, madje as sikur të ishte edhe ne gjirin familjar.

Vetëvrasjet në të shumtën e rasteve bëhen pikërisht ne afrinë familjare dhe t’ju kërkosh familjarëve llogari pse beri vetëvrasje, me duket jo e logjikshme! Prandaj, ti politizosh vdekjen e  tilla mendoj është krimi dhe qellim te  keq ne këtë kohe pandemie?.

Sikur të merret vendimi i vetëvrasjes aty për aty, që të përballemi me një gjë të padëshiruar,kosovarët kishim te kalojmë ne depresion dhe  mbi gjysma  e popullit kishin me kaluar në proces  te vetëvrasjes, nga  gjerat qe po i përjetojmë si popull  i ndëshkuar pikërisht nga të apostrofuarit qe po qesin  kashtë në zjarre,në këtë situate dhe tentim përfitimi politik.

Politika nuk ka të drejtë të përfitojë nga vdekja e askujt dhe te kaloje si pronë fitimprurëse prandaj është skandaloze, po qe të lartpërmendurit ushqehen  me vdekje  si viktime e depresionit paraprak kjo është një orvatjee keqesimit te situates politike. !!!

Opozita luan rolin e viktimës ne këto momente duke kritikuar Qeverinë Kurti dhe pikërisht Arben Vitinë  nga e cila, po mos t’ishin marre këto masa a thua ku kishim ne si Kosovë  mundësi t’i përballonim një  infektimi masiv , prandaj mos harroni në bazë të raporteve  botërore Kosova qëndron në mesin e shteteve ma të suksesshme në përballje te Corona-Virusit nëproporcion me popullatën. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)