18 Tetor 2019

Nostalgjikët e taksës, dashamirët e keksit dhe viktimat e seksit

Shkruar nga Behxheht Sh. Shala Bajgora

Nostalgjikët e taksës: Askush, madje as ne analistët që jemi shtuar si shtogu afër m...t nuk e kemi paraparë se taksa prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, do të ketë jetë aq të gjatë.

Edhe ata që e pranuan atësinë dhe mëmësinë për këtë taksë, pa pasur nevojë ta bëjnë ADN-në, pas një kohe u lodhën duke deklaruar se duhet të pezullohet për katër ( 4 ) muaj e pastaj, nëse Serbia nuk mbledhë mend mund dhe duhet të rikthehet.

Për këtë e patën përkrahjen e atyre që vrajnë e kthjellin në Kosovë e që ne i quajmë miq ndërkombëtarë duke u përbetuar për nënshtrim të përjetshëm.

Te ne, sidomos te një pjesë të atyre që ua merr mendja se merren me politikë , me të ardhur në pushtet, që në fillim i lëshojnë brekushet para këtyre miqve duke mos e bërë dallimin midis mirënjohjes, falenderimit dhe nënshtrimit ! Ka të tillë që thonë se : “ pa më thënë Amerika, as me grua nuk flejë....” dhe gënjejnë, pa asnjë dyshim.

Amerikën e përdorin si mbulesë për ta maskuar impotencën seksuale sepse nuk kanë guxim ta përdorin “ hajmalinë “ e Ferid Muratit e që e quajnë viagra. Ma merr mendja se miku i vërtetë nuk e donë mikun që i nënshtrohet, të gjunjëzuar, pa dinjitet, pa koqe apo me koqe që përmbajtjen e kanë si të trileqesë !

 Nuk besoj se midis dy shteteve ka miqësi të përjetshme për faktin se politika është interes i dyanshëm, midis dy shteteve normale apo bindje dhe nënshtrim, midis dy shteteve, njëri prej të cilëve nënshtrohet që më parë. I keni parë disa ambasadorë, me një dorë ta jep shishen me ujë, me tjetrën të kapë për fyti !

Kjo është kur e ke të falur dhe jo të fituar me djersë.  Po besoj se Kosova është shtet i dinjitetshëm që e ka dëshmuar me faktin se niveli i korrupsionit tregon rezultate për admirim për faktin se gjithmonë jemi në majat e listave ndërkombëtare.

Sa i përket qëndrimit në krye të listave, jemi më të fortë se Reali dhe Barcelona bashkë. Ndërkaq, sa i përket nepotizmit ( punësimit të të afërmve të ngushtë dhe të gjerë ) mendoj se është egzagjeruar për faktin se njohë shumë fëmijë të njerëzve me pushtet që janë në çerdhe dhe shkolla private dhe ende nuk e kanë një vend pune. 

Apo, që në moshën e adoleshencës kanë realizuar ndonjë tender simbolik, sa për para të xhepit, me një shumë gjithashtu simbolike prej 300-400.000 euro. Kosova, pas vendosjes së taksës e sidomos pas refuzimit të pezullimit të kësaj takse, u faktorizua në planin ndërkombëtar duke e forcuar pozitën negociuese.

Tash mund të themi ç’të duam dhe varësisht nga interesi që na udhëheq mirëpo, po të mos ishte kjo taksë, Hashimi dhe Aca do t’i prenin biletat për Uashington ku, në prani të presidentit Tramp dhe “ mikut “ të madh të Kosovës, Xhon Bolton do ta nënshkruanin një marrëveshje për integrimin e Lemes nga Medvegja në Kosovë si dhe disa këshilltarëve politikë nga Lugina e që në Kosovë janë integruar pasi janë martuar këtu dhe kanë zënë një vend pune, Luginën e Preshevës e përdorin si “ Vaj e mall për Çamërinë “.

Taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja  ka pamundësuar nominimet për Çmimin Nobel për Paqe për maskarenjtë e Brukselit, Mogerini dhe Han, politikanët që pretendonin se janë e ardhmja e që, sipas të gjitha gjasave po bëhen pjesë e së kaluarës, pa mundësi riciklimi, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi dhe presidenti Tramp i cili, po të arrihej një marrëveshje, do ta fitonte Çmimi Nobel për Ekonomi dhe Letërsi.

Kohëve të fundit për taksën nuk po flasin as militantët për pezullimin e saj ; Bororamiz Kelmendi, Enveri nga Gjiroreka, Xhaviti M16, tovarish Pacolli, as biseksualët politikë të LDK-së e as Nisma që kohën e fundit u zbothë për taksën por, flamurin e mosdorëzimit për pezullim të taksës po e mbanë heroikisht dhe stoikisht vetëm Hajdari  nga Gjylekari.

Me fjalë të tjera, nëse Ramushi nuk ka bërë asgjë tjetër, e unë them se ka bërë shumë, vetëm këmbëngulja për mbajtje të taksës e arsyeton.

Po ta takosh ambasadorin Kosnet në rrugë, duhet të largoheni për faktin se duket si buldozher e lëre më të ju hyjë në zyrë dhe, “ me fjalë të ëmbla “ “ lu lutë “ ta pezulloni taksën.

Apo kur duhet t’i rezistoni tundimit për ta refuzuar kërkesën e së “ Bukurës së nëntokës “, Federika Mogerinit apo “ bredhësit mashtrues “, Johanes Han. Por, përfundimisht, së paku, deri më tani mbajtja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja po del të jetë mbrojtës më i mirë dhe më efikas i kufijve të Kosovës se vet KFOR-i, ndonëse politikisht i ka kaluar afati i përdorimit.

Dashamirët e keksit – zgjedhjeve të parakohshme: Dy subjekte politike , LDK dhe LV, që nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të fundit, tërë aktivitetin politik e bënin  për zgjedhje të parakohshme.

LDK është e sigurt se i fiton zgjedhjet ndonëse ka shumë probleme me udhëheqje ; nuk dihet kush është kryetar dhe ka shumë të interesuar për t’u bërë kryetar  !

Vlerësimi im është se LDK i fiton zgjedhjet, me një dallim të papërfillshëm ndaj subjektit që do të renditet i dyti e ai subjekt është LV dhe me të cilin ka shfaqur gatishmëri të krijojë marëdhënie martesore politike apo bashkëjetesë pushtetore.

LDK, nëse zgjedhjet mbahen deri në qershor të këtij viti e që unë nuk besoj dhe madje jam i sigurt se nuk do të ketë zgjedhje në këtë kohë , do të fitojë por se, për formimin e qeverisë, më së paku do të vendosë LDK për faktin se do të shantazhohet nga të gjithë.

Sot, LDK problemin më të madh e ka se kush do të bëhet kryetar dhe se lufta më e madhe po bëhet nën rrogoz për “ mbretin “ e ardhshëm të LDK-së.

Aktualisht në LDK nuk ka politikan që do të pranohej nga shumica e anëtarësisë së kësaj partie dhe nuk ka asnjë kandidat që e ka një karizmë, të nevojshme apo të domosdooshme për një lider poltik e që e kërkojnë standardet ballkanike. Për lider të profilit evropian as që mund të flitet.

Prandaj, mendoj se Isa Mustafa  mund të kandidohet edhe për një mandat apo që Kuvendi zgjedhor i kësaj partie të shtyhet për më vonë ! Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet, votat për LDK-në do të ulen. LV po kërkon gjithashtu zgjedhje të parakohshme me shpresë se do të del partia fituese për çka dyshoj.

LV, pa pjesën e shkëputur të saj e ka të vështirë të arrijë rezultatet e fundit ndonëse strategët e kësaj partie, sipas meje e kanë shumë gabim, mendojnë se, duke e luftuar PSD, do të rrisin numrin e votave.

LV ka arritur majat e Himalajave politike në zgjedhjet e fundit dhe vetëm një koalicion parazgjedhor me LDK, AAK, Nisma u garanton fitore por se pastaj lindin probleme se si të ndahet pitja.

LV nuk duhet ta përjashtojë nga koalicioni parazgjedhor ose pas zgjedhjeve as PSD e as PDK për faktin se nuk është më subjekti politik që sillen të gjithë rreth saj. Po të mbahen zgjedhjet deri në qershor, fituesi më i madh do të jetë AAK kurse humbës më i madh, pa asnjë dyshim do të jetë PDK.

Nëse zgjedhjet do të mbahen në vjeshtën e vonshme do ta kishim një situatë tjetër ; nëse PDK arrinë t’i pastrojë radhët nga përfituesit e luftës dhe të paqes dhe të përtrihet me kuadro të reja, do të ngritet lartë në tabelën politike.

 PDK po e përdorë metodën kineze të politikës ; sa më i moshuar të jeni, aq më shumë do të keni pushtet. Duket se ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve në shtetet e BE –së, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi dhe se do të vizatohet një konjukturë tjetër politike dhe qeverisëse.

Por, mbetet ta shohim ! Po thonë se Hashim Thaçi u dorëzua para amerikanëve për kompletimin e KQZ-së. Është e kundërta; Hashimi po e luan lojën që nuk po e kuptojnë të tjerët duke futur sherr midis subjekteve politike.

Duke lënë  jashtë KQZ-së PSD, Nismën, AAK –në e sidomos AKR-në, e nxiti hidhërimin e këtyre subjekteve politike dhe e bëri paqëtimin e LDK –së dhe LV –së. Tash, partitë kundërshtuese mund ta dërgojnë këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo Gjykatë mund ta marrë një vendim që përsëri paralizon KQZ-në.

Në anën tjetër, pasi me PDK-në nuk pati mundësi ta rrëzojë qeverinë Haradinaj, tash me AAK, Nisma, PDK dhe sidomos me AKR mund ta rrëzojë qeverinë. Nuk ma kap mendja se si ka mundur ta lërë  sidomos AKR -në pa asnjë përfaqësues në KQZ ?!

Gjithashtu, aspak nuk besoj se koalicioni PAN do të shkojë në zgjedhje për faktin se nuk janë të përfaqësuar në KQZ, sipas parimit të stupcit ! Mirëpo, Hashimi po e luan lojën ; mirë me amerikanë sa i përket KQZ-së, mirë me LDK dhe LV por se ka aktivizuar  minën në pjesën e KQZ të pozitës. Kur ta kërkojë Hashim, fitilin në KQZ e ndezë Betimi !

Viktimat e seksit :  “ Rroku, rrokullisni gajdet, bëni qefin taman, se qefi është i ëmbël, nuk blihet o me para ....”. Kjo serenatë e mrekullueshme korçare e tregon një realitet  të besueshëm deri sa doli në skenë humanisti i madh Ferid Murati me zbulimin e tij që, krijon kushte që, me para mund të blihet edhe qefi ( ni ). 

Zbulimi i Ferid Muratit i përmbledhë dy skajet ; siguron kënaqësi për ata që po shkepojnë për arsye të ndryshme, objektive dhe subjektive por, në anën tjetër e luan rolin e vrasësit masiv, sidomos për kategorinë e cenueshme e që kanë probleme shëndetësore por që duan ta dëshmojnë të kundërtën. Numri i atyre që e kanë paguar taksën e dashurisë me ndihmën e viagras, në botë është bukur i madh sikur që është edhe në Kosovë.

Në Kosovë, disa personalitete të shquara dhe të pashquara, falë Ferid Muratit kanë mbetur “mbi të“. Rasti i fundit, nëse i referohemi mediave ishte martiri 74 vjeçar që u “ martirizua “ për zanën 22 vjeçe .

Thuaja në të njëjtën kohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës e luajtën një lojë të pornografisë politike dhe juridike duke mbyllur me një dekret të gjitha lojërat e fatit dhe kazinotë që papengueshëm kishin operuar që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Si pretekst u përdorën vrasjet kriminale të dy të punësuarve në kazino që ishin duke punuar aty për një pagë. 

Pastaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, shumica e të cilëve i kapen ligjit pas bishtit apo për qëllime politike kërkuan që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit dhe kazinot ndonëse një numër i tyre ishin pajisur me leje pune, kishin paguar tatime dhe taksa tjera dhe nuk kishin rënë në kundërshtim me kushtet e parapara me ligj. Dikush prej deputetëve u kujtua se edhe Llotaria e Kosovës  duhet të mbyllet e që u pranua me aklamacion.

Kohë më parë kishte të vrarë edhe gjatë grabitjes së bankave, pompave të karburanteve, shtëpive private apo objekteve tregtare.

Asnjë nga këto objekte nuk u mbyllë. Objektet biznesore mund të mbyllen vetëm me vendim të gjyqit nëse aty ushtrohet ndonjë aktivitet kriminal dhe kurrsesi me vendim politik apo për qëlime politike.

Kjo i përngjanë një fushate sikur që bëhej konfiskimi apo shpronësimi i pronave, pas përfundimit të luftës në vitet 1945 .

Pse do të duhej të mbyllej Llotaria e Kosovës dhe si do të veprohet me asetet që i ka ? Si do të veprohet me të punësuarit aty e që janë mbajtës të familjes apo edhe kanë kredi bankare dhe tash, pas mbylljes arbitrare, në pamundësi të paguajnë kreditë, duhet të përballen me përmbaruesit. Kush do të marrë përgjegjësinë për këtë veprim të Kuvendit të Kosovës?

Në asnjë vend normal në botë nuk i merret askujt licenca e punës, me një vendim politik ! Është i njohur parimi juridik se: “ nuk mund të merret një drejtë e fituar nëse kjo nuk është objekt i veprës penale për të cilin duhet një vendim i gjykatës përkatëse ...”.

Duket se prapa saj është një lojë më e madhe ! Tash, kazinot dhe bastoret do të kalojnë në ilegalitet të thellë me ç’rast shteti e humbë kontrollin mbi to, nuk i mbledhë taksat dhe tatimet kurse shkalla e kriminalitetit do të rritet.

Është e pamoralshme që vrasja në kazino në komunën e Suharekës të ndërlidhet me militantizëm partiak sepse kjo vrasje, sipas dyshimeve të para nuk është bërë për të ndihmuar një subjekt të caktuar politik apo për të dëmtuar tjetrin por se prapavija është grabitja e parave dhe asgjë tjetër.

Shteti është dashur me kohë të rregullojë dhe mbajë nën kontrollë lojërat e fatit dhe kazinotë dhe vendimi i Kuvendit të Kosovës për mbyllje të përgjithshme është në kundërshtim të çdo logjike juridike, ligjit të punës dhe të drejtave të njeriut.

Po të vepronin sipas parimit moral dhe politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas vdekjeve të shpeshta nga viagra, do të miratonin një ligj për mbylljen e të gjitha barnatoreve ku shitet viagra dhe të gjitha moteleve apo hoteleve ku organizohen “ seancat e pushimit “ e që nuk e kanë bërë këtë.

Në një shtet normal, politika nuk është mbi ligjin dhe vetëm me ligj vendoset rendi dhe rregulli. Kosovën, më shumë e kanë dëmtuar oligarkët plaçkitës, korrupsioni endemik, nepotizmi çoroditës, klientelizmi primitiv dhe politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë që, qindra dhe miliarda  euro të tenderëve dhe të privatizimit i kanë përvetësuar  duke i investuar në parajsat fiskale dhe duke krijuar perspektivë derri në Kosovë !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)