06 Prill 2020

Nga uji i derdhur në tokë bëhet baltë ndërsa nga gjaku i derdhur në tokë bëhet atdhe

Shkruar nga Afrim Rada

Atdheu është amaneti i dëshmorëve të rënë për liri, me gjakun e të cilëve është larë kjo tokë.

Dalja zot amanetit është obligim i të gjallëve , veprim që më së shumti i godet dhe i dëshpëron armiqët.

Po në Kosovën e pasluftës ?

Ata që në zgjedhje kanë fituar besimin e popullit s(a) kanë dalur zot atdheut , amanetit të besuar apo ndoshta amaneti iu është besuar personave ose që nuk janë të zot ose nuk janë të besueshëm.  

Apo të njejtit nuk janë të vetdijshëm se mbi supet e tyre bartin amanetin e 2000 dëshmorëve, 12.000 martirëve (1.000 fëmijë), 20.000 grave të dhunuara, atyre që prehen në 40 varreza masive anekënd Kosovës dhe 1.700 personave të zhdukur që as varri nuk iu dihet.

Ardhmërinë e një vendi e përcaktojnë personat që i dalin zot amanetit. Zot amanetit i dalin vetëm ata që janë besnik e të besueshëm.

Mirepo sa janë besnik e të besueshëm pushtetarët kur një popull nuk sheh kurfarë perspektive në tokën që e quan atdhe.

Çdo vit rreth 5.000 qytetarë të Republikës së Kosovës lirohen nga shtetësia e Kosovës kurse numri i të shpërngulurve llogaritet në mbi 300.000 shtetas Kosovar.

U falën me qinda e mija hektarë tokë dhe bëhen pazare për shkëmbim territoresh.

Vetëm njeriu i besueshëm mund ti del zot amaneteve të besuara.

Po si dilet zot amanetit ?

Duke u bërë njeri. Tē jesh njeri nuk mjafton të vishesh e të ushqehesh. Njeriu në plotkuptimin e fjalës është krijesë e unitetit të vlerave materiale dhe morale. Pra nuk mjafton vetem ana materiale , por duhet te jet njeri me zemër, me mendje dhe me shpirt.

Fillimisht ti pastrojmë zemrat e pastaj ti dalim zot mendjes me qëllim që të vejmë në shërbim  për të mirën e përgjithshme të njerëzimit dhe kursesi mendja mos të jetë e preokupuar me punë të kota. Kudo që jemi duhet të jemi të besueshëm : në familje, në punët e shtetit, në tregti , në bujqësi.

Kudo që të jemi kurrë nuk duhet të largohemi nga misioni që e kemi në këtë botë.

Duke i dalur zot atdheut do të kontribuajmë edhe në lulëzimin e gjithë njerëzimit. Në të kundërtën do të kemi anarhi në shoqëri dhe do të humbim nderin dhe krenarin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)