26 Prill 2024

Ndërtimet me leje

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

“Nuk ka ligj apo projekt në rruzullin tokësor
që do të më detyron të punoi gabimisht,nëse i
respektoi të gjitha ligjet aktuale në shtetin tim,
normat e standardet ndërkombëtare të fushë së ndërtimit”

Nuk e di sa ia vlen të potencohet prapë, por për një gjë jam i sigurt se pas tërë asaj që ka ndodhur në fushën e urbanistikës dhe në tërësi në fushën  të ndërtimit në Kosovë në shekullin e ri 21,do të jenë shumë të vështira rehabilitimet urbane dhe kthimi drejtë respektimit të ligjeve,normave standardeve dhe rregullave teknike të cilat i kërkon urbanistika e vendbanimeve tona,të cilat dikur kanë ekzistuar.

Sa i përket planifikimit hapësinorë, me mos punën tonë, i treguam tërë botës se jemi shumë larg zbatimit të atyre principeve dhe synimeve tona si shtet i ri.

Trajtimi i kësaj problematike sot po e tregon një të vërtetë dëshpëruese të pritur, se keqpërdorimet e mëdha me territorin dhe hapësirën e Kosovës janë të mëdha dhe në shumicën e rasteve të pa riparueshme.

Gjithsesi do të ketë pasoja të mëdha  në të ardhmen e jonë për gjeneratat e reja, duhet të jemi të detyruar të jetojmë në një mjedis ku kualiteti i jetës urbane është ekstrem i varfër, i cili fare nuk po i pengon askujt.

Ky popull si duket është pajtuar me detyrimin për të jetuar kështu, ku kushtet për një jetë të dinjitetshme urbane dhe rurale mungojnë, përndryshe do të kishte reagime pakënaqësie së paku nga banorët e vjetër rezident.

E tërë kjo situatë e krijuar urbane me degradime të mëdha të territorit dhe tërë hapësirës që na rrethon është e pa mundur të sanohet apo të stabilizohet, pa turbulenca të mëdha, që u diskutuan në një emision televiziv që e trajtoi këtë problematikë, vetëm në kryeqytetin e Kosovës Prishtinën.

Aspak ma e mirë nuk është situata hapësinore dhe urbane as në qytetet tjetër të Kosovës, si rezultat i veprimeve të Komunave tona si dhe lejimit të këtyre veprimeve nga ana e pushtetit qendror, gjegjësisht Qeveris dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Mos respektimi i disa rregullave të një jete të përbashkët urbane e ka krijuar një situatë të pa lakmueshme, në të cilën të gjithë ne,qytetarët e thjeshtë, që jemi të detyruar të jetojmë në këto hapësira, do të jemi humbës të mëdhenj.

Thelbi i problemit janë veprimet dhe mos veprimet e organeve ekzekutive shtetërore (MMPH dhe Komunat) të cilat që nga viti 2004 (para 13 vite) kanë qenë të obliguara të rifreskojnë apo të bëjnë aktet nënligjore të reja, ku do të definoheshin të gjitha elementet e duhura për projektim dhe zbatim të planeve hapësinore dhe urbane në nivel Qendror dhe Komunal.

Ato akte nënligjore duhej të ishin të harmonizuara mes veti me kërkesat reale teknike që kërkohen me elaboratet e evakuimit të objekteve dhe tërësive urbane, në rastet e fatkeqësive të ndryshme si natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, si vërshimet ,tërmetet,erërat e forta,zjarri,zhurma-akustika urbane etj.

E jo ti kemi të shpërndara nëpër ligje dhe rregullore sektoriale të kopjuara keq nga të tjerët që në skajshmëri vështirëson zbatimin e tyre në realitet.

Kjo edhe duhej të ishte një nga detyrat e saja kryesore të Ministrisë,të monitoroi dhe të ndërhyjë, në rastet kur pushteti lokal nuk i respekton ligjet,normat dhe standardet e ndërtimit të ndërlidhura me,strategjitë,parimet, objektivat dhe politikat e definuar paraprakisht të Ministrisë,gjegjësisht të Qeveris së Kosovës.

Edhe përpara kjo Ministri  prej se ekziston ajo nga viti 2002,ka pasur intervenime të rralla sporadike të ndërlidhura me interesa individuale,klanore,grupeve të caktuara të interesit si dhe aso të partive politike.

Asnjë herë nuk ka qenë parimisht primare monitorimi,mbrojtja dhe zhvillimi i territorit të shtetit,që duhej të ishte detyrë kryesore e këtij dikasteri qeveritar.

Tek pas17 vite në korrik 2016 ma në fund u propozua një udhëzim administrativ mbi normat teknike të planifikimit hapësinorë.

Ajo punë nuk u realizua deri me tani në tërësi çka iu mundësoi keqbërësve të shumtë që këto vite të abuzojnë me hapësirën dhe tokën urbane në stilin “kjo është prona ime,ajo është e shenjët dhe mundem të bëjë çka dua me te ”,duke mos respektuar së paku kodin etik të jetës së përbashkët urbane në një vendbanim-qytet.

E tërë kjo situatë u mundësua fal mos veprimit të qëllimshëm  të pushtetit qendror (Qeverive të pasluftës) dhe ati lokal (Komunave).

 I tmerrshëm ishte fakti se si për situatën krijuar urbane në Prishtinë asnjëra nga palët e akuzuara nuk  e konsideronte veten fajtore, edhe se përfaqësuesit e banorëve të lagjes ”Mati 1“ me të dhëna faktike e argumentonin situatën e krijuar aty,me abuzime të mëdha me procedurën e ndryshimit të planit rregullues në vitin 2011.

Duhet të jemi realist të parandalojmë dukuritë e jo të merremi me pasojat, si po kërkohet nga banorët në rastin konkret, pasi nuk jemi shoqëri e pasur të ia lejojmë vetes një komoditet të tillë i cili kushton shumë.

Një e dhënë që u bë publike në emision nga drejtori i urbanizmit të KK Prishtinës është tepër shqetësuese, se si kanë vepruar asamblistët e Kuvendi Komunal të Prishtinës,me refuzimin 6 herë të revidimit të planit rregullues të mu kësaj zone “Mati 1”.

Ata me vetëdije me qellim apo pa qellim kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate konfuze, ku humbësit ma të mëdhenj po rezultojnë banorët të cilët janë detyruar të blejnë apo ti shfrytëzojnë këto objekte dhe hapësira të ndërtuara.

Sipas nenit 26 pika 7 të LPH nr 04/L-174 të vitit 2013 citoi “ Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji “ qartë shpjegohet se planet rregulluese urbane ekzistueset ende janë në fuqi dhe lejohet revidimi I tyre.

E tëra tani është e qartë se çka fshihet pas kësaj tendence shkatërrimtare të asamblistëve komunal, pasi niveli qendror ende nuk e ka përpiluar Hartën Zonale të Kosovës me të cilën duhet të jenë në harmoni Hartat Zonale të Komunave.

Reagimet e Ministrisë në ankesat e qytetarëve në stilin “lidhur me këtë çështje ti drejtohet instancave tjera” pa i precizuar shkaktarët, vetëm ka krijuar konfuzione në shumë raste.

Aspak nuk është e vërtetë që problemet e shumta të krijuara munden të zgjidhen me “Harta Zonale”, të cilat janë vetëm një dokument hapësinor dhe urban, shumë ma detal dhe i avancuar për të cilin duhen përgatitje profesionale.

Duke u bazuar në infrastrukturën dhe pajisjet teknike si dhe kapacitetet profesionale nëpër komunat tona,me përjashtime të vogla, është i pa zbatueshëm.

Si duket Ministria ka pasur të vetmin qellim,me krijuar konfuzion edhe ma të madh me aprovimin e Ligjit të ri për Planifikim Hapësinor 2013,thua se nuk ju mjaftuan ato vitet e pas luftës ,ku me qellim nuk u respektua asnjë normativ apo standard, në fushën e ndërtimit. E nëse është ashtu, qëllimi është arritur pasi që katër vjet kjo fushë është tërësisht jo funksionale,neve na mbetet të shohim se deri kurë do të vazhdoi kjo gjendje edhe pas shtatëmbëdhjetë (17) viteve në shekullit e ri 21. 

/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)