11 Maj 2024

Nacionalizmi pozitiv është vlerë në boten demokratike

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi që llogaritet se është  importuesi me i madh i produkteve serbe për territorin e Kosovës dhe i cili ditë me parë, ftesën publike për bojkot të produkteve serbe, e quan te arsyeshme  dhe e emerton  ftesë patriotike dhe juridike është mirë që ta zbatoj në praktikë dhe me veprime shumë konkrete e reale.

Ai duhet të jetë nismetar i premtimit  të dhënë, por edhe iniciatives, për të vendosur rend e rregull mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete edhe në seferen e bashkëpunimit ekonomik dhe të reflektojnë seriozitet, e jo hipokrizi?

Me konkretisht ky beznismen i njohur dhe tani edhe njeriu numër dy i ekzekutivit të Kosovës i cili është edhe hisetari numër një në 4oo milionshin e importit të produkteve nga Serbia në mënyrë shumë  gjentelmene dhe me sens të një intelektuali qeveritari si person që e don këtë vend e këtë Kosovë te kërkojë decidivisht edhe permes institucionit ku edhe vepron që gjitha produketet qe importon nga Serbia në ballinen e çdo produkti te importuar drejt tregut kosovare, te ceket se “Për Republikën e Kosovës, importues, kompania Elkos...” e jo “Për Kosovë, Elkos Group...”...,por e njejta të vlej, edhe për kompanitë tjera importuese kosovare që marrin mall nga Serbia.

Pra, që në produktin që vjen nga Serbia domosdo të jetë e shkruar së i dedikohet Republikes së Kosovës.

Është e pakontestueshem se edhe në qeverisjet e mehershme ka pasur  zëvendëskryeministra, mjaft ministra e zevendes ministra, (jo vetem serb) që  nuk i kanë besuar realitetit të ri së Kosova tashme është shtet dhe e pavarur, andaj, zëvendëskryeminister Kelmendi e ke rastin qe me letra ta detyrosh Serbinë të na njoh, veprim që me siguri do ta tumirnin edhe beznismen tjerë.

Më këtë veprim do të tregohesh edhe institucionalist dhe përkrahes i këtij shteti ku edhe je sistemu me shumë mund e sakrificë, duke ndërruar parti e liderë nga me te ndryshmit, andaj nga deklaratat folklorike, kalo në ato konkrete dhe  praktike se e ke rastin dhe momentin!

Ta marrim pak shembull nga izraelitet,qe jane model ne bote, se si bahet, ndertohet dhe ruhet shteti !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)