26 Prill 2018

Luftë komandatësh

Shkruar nga Bajram Gecaj

Pas intervenimit spektakular, por befasues për Haradinajn, ndaj Marko Gjuriqi, perceptimi i përgjithshëm është se Hashim Thaçi edhe një herë, totalisht jashtë kompetencave të tij, japë urdhër edhe për depërtimin e 6 shtetasve turq, madje duke fshehur dorën e duke u bërë “toshë” (thuajse nuk di gjë).

Pastaj Ramush Haradinaj shkarkon dy zyrtarë në stilin, “kur nuk ke çka i bën gomarit, i mëshon samarit”, duke pranuar kështu paaftësinë e tij totale për të kontrolluar elementet më të rëndësishme të shtetit.

Pas reagimit të ashpër të Presidentit Turk, tani na paraqitet edhe tendenca për portretizimin Haradinajt si një hero i ngjarjes, edhe pse me këtë rrezikohet konflikt me një shtet të rëndësishëm për shtetin tonë të ri.

Rezultati përfundimtar: për hir të rivalitetit të brendshëm për pushtet, “komandantët” marrin në qafë (i prenë në besë) 6 shtetasit turq; shkelin rëndë të drejtat e njeriut; provojnë se jemi ende largë nga të qenurit shtet serioz; vërtetojnë me siguri kapjen e shteti dhe institucioneve nga ana e “komandantëve” ; dhe rrezikojnë pa pikë nevoje marrëdhëniet me shtetin e Turqisë! Zgjidhja e vetme: rrëzimi i qeverisë së sekserëve pa vonesë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)