17 Korrik 2019

Luajtja me fatin e një popullate të robëruar

Shkruar nga Valon Jashari

Vetë fakti i të qenurit i robëruar gjegjësisht nën sundimin kolonial serb, popullata e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës çdo ditë e më shumë po mundohet jo që të jetoj por të mbijetoj si një popull që edhe në shekullin XXI po përballet me të gjitha format e dhunës shtetërore serbe. Këtë realitet të hidhur politik po e rëndon edhe më tepër ajo klasë politike lokale shqiptare, që në forma të ndryshme po i shkon për qëllime të vetë pushtetit serb.

Tani zgjedhjet e fundit që do të mbahen për Këshill Nacional në këto komuna, subjektet politike lokale po luajnë me të drejtat e njerëzve të shtypur, robëruar.

Kjo propogand (fushat) politike më së paku në këto momente i duhet kësaj popullate dhe këti realiteti politik.

Së paku rreth dy dekada këto subjekte politike përfshirë të gjitha nuk ishin në gjendje dhe ende nuk janë, që të sjellin një Abetare, e të mos flasim që kësaj popullatë i duhet një përkrahje dhe ndihmë urgjente politiko-ekonomike e arsyeshme kombëtare edhe atë ndërkombëtare.

Këto subjekte lokale si marioneta të Beogradit në vend që të përkushtohen vendosmërisht për idealet e lirisë së asaj popullate dhe të demokracisë, të cilat vlera i përfaqëson dhe përkrahin fuqitë e ndryshme botërore, paguajnë me të holla, elektorat për pjesëmarrje dhe për të dal në zgjedhje.

Nga këto fonde të majme për të paguar nga 10 deri në 25 euro për person për të dal në zgjedhje, kurse për çështje më kruciale në dobi të saj popullate asnjë fond as që e kërkojnë dhe as që e zbatojnë.

Kujt po i shkon përshtati më së shumti që pikërisht në këto zgjedhje të dilet masovikisht! A mos Vuçiqi do të përdor argumentin bazë në Bruksel në bisedime që edhe po pretendohet të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës në këtë raund, se ajo popullatë nuk e konteston sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror të Serbisë në këto komuna.

 Do të ishte e rrugës pikërisht këto zgjedhje të bojkotoheshin me pretekstin për ta vënë  çështjen e Preshevës në negociatat e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit.

 Se Serbia në Luginë të Preshevës ka blerë politikanët kjo po dëshmohet në këto moment që edhe në mes të natës po shpërndaj dinarin e fëlliqur tek ajo popullatë e varfëruar qëllimisht dhe e shtypur në çdo sferë të jetës, si dhe në mënyrë direket përmes fondeve i kontrollon shumicën e medieve lokale.

Kjo shihet shume  e qartë pasi që më shumë herë mbrojnë anën e shtetit serb se sa të popullatës në dhënies së hapësirës mediatike profesionistëve adekuat, apo investigimin e ndonjë natyre për të drejtat e njeriut apo ato korruptive, asnjëherë nuk kanë bërë.

Ky është një fenomen që Serbia po bashkësundon me sistemin kolonial të saj në Luginë të Preshevës bashkë edhe me medait lokale shqiptare atje, ku do të duhet të ishin të vetmet dritare, drite e shprese për atë popullatë për të demaskuar politikat antishqiptare që po ndjek shteti serb.

Matrapazllëku i politikes lokal është shumë i qartë kjo mund të shihet kur bëjnë një vizitë nëpër korridoreve  Beogradit, që sillen si servil dhe lypsar dhe të bindurit e Vuçiqit kurse kur kthehen në Luginë të Preshevës e marrin guximin falsë duke u krekosur dhe mburren për arritje në fusha të caktuara.

Andaj iu kisha lutur bashkëvendësve të mi, çdo qytetari, para se të pranoj ndonjë (dinarë) të fëlliqur të atyre politikanëve që ato mjete po ia shpërndajnë, dhe para se të vendosin se a me dal për të votuar apo jo, të mendoj së pari të ardhmen e fëmijëve të tyre, a dëshirojnë që fëmijët e tyre të jetojnë të lirë dhe të bashkuar me Kosovë apo të bëjnë jetën e të robruait siç e kanë përjetuar vetë prindërit e tyre.

Fundja edhe me Serbi, duke njohur legjitimitetin e saj duke marrë pjesë sidomos në këto zgjedhje edhe kërkimi për tu bashkuar me Kosovën, nuk shkojnë së bashku.

Andaj vendos, që Kosova për ne është liria jonë, dhe rruga e vetme dhe mos e legjitimo sistemin kolonial pushtues serb.

/Autori është Ma.sc. i Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan/

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)