26 Prill 2024

Kuvendi dhe Nastradini me çifteli

Shkruar nga Bahri Bivolaku

“E mori Nastradini çiftelinë e po i bjen. Nuk po i luan gishtat hiq. I thotë njëri:
- ‘Nastradin, çka po bën ashtu?’
- ‘Po i bie çiftelisë.’
- ‘Po ti nuk po i luan gishtat hiç, veç je koçitë me një vend.’
- ‘Këtu e ka dyzenin. Këtë perde po e lypin hallku e nuk po e gjejnë e i lujnë gishtat andej e këndej. Unë e kam gjet, ia kam qëllu menjëherë e po i bie. Nuk kam çka të ladrohem poshtë e përpjetë.”

Jemi lodhur duke dëgjuar melodinë e njëtrajtshme që po e prodhon Kuvendi sikurse edhe çiftelia e Nastradinit. Është koha për t’i luajtur gishtat që të prodhojmë melodi tjetër, këmbët për t’ju grahur punëve.

Qëndrimet që shprehën liderët partiak në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit po dëshmojnë se asnjëri koalicion parazgjedor e as parti politike nuk e ka gatishmërinë për të ndryshuar çasje e reflektuar, së paku jo pa përfunduar zgjedhjet lokale të tetorit.

 Në rastin konkret, nuk shihet gatishmëria që të ndërpritet mënyra e të bërit politikë sikur Nastradini që i binte çiftelisë pa e lëvizur dorën, andaj është më mirë që të mos dëgjohet melodi bajate.

Konsideroj se qeverisja me bazë të gjerë si ide në gjendjen dhe kohën e tashme është vështirë e realizueshme, mbase pas zgjedhjeve lokale hapen shtigje të reja.

Deputetë të nderuar, mos e bëni argatin e djallit në këtë lojë karshi rregullave të shkruara dhe pak ditë përpiquni të bëheni të vlefshëm për vendin në vend se të jeni të dobishëm për një kauzë partiake.

Politikës në Kosovë nuk i duhen zëvendësimet revolucionare e as prerjet. I duhet kontinuiteti politik karshi lëvizjeve që po bënë Serbia, i duhen individë që kanë në koncept ndërrimin e mënyrës së bërjes së politikës së brendshme.

Si duket, zotëri Veseli me PDK-në po tregon shenja se drejtë këtij rrugëtimi po kërkon partnerë që politika të programohet e moralizohet, të paqësohet dhe instalohet komunikimi dhe dëgjimi empatik.

Konsideroj që liderët e mëdhenjë dalin në sipërfaqe me marrjen e vendimeve të mëdha dhe eliminuar pengesat e jo duke hyrë thellë në to. Të tillë liderë nuk krijohen duke ndjekur politika inatçore, të mendjes së ngushtë e të mbështjellura me veprime politike sipërfaqësore e simbolike.

Zotëri Pacolli, koha për reflektim është sot e jo nesër. Nesër, mbase pas zgjedhjeve lokale mund të bisedohet për idenë e juaj të krijimit të një Qeverie gjithëpërfshirëse. Për fat të keq, zgjidhje tjetër nuk ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)