17 Shkurt 2019

Kush po e mban Kosovën, si në “burgun” e Alkatrazit

Shkruar nga Fadil Maloku 

1. Në Strategjinë më të re të Komisionit Evropian për integrime të Ballkanit Perëndimor, po paralajmërohet që vetëm Serbia dhe Mali i Zi do jenë shtetet (!) që do të marrin “afatin të qartë kalendarik…” për integrim, kurse Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, do të sigurojnë vetëm perspektivën për integrim evropian”, pra, “në këtë ndërtesën e ftohët” dhe të privilegjuar të BE-ane. Por, ç’ kuptim ka shpresa për “…perspektiven për integrim evropian”? Si më thjesht, kjo i bie:

a/ Asnjë afat decidiv dhe të prere, për; kohën, mënyrën, obligimet, detyrimet..etj. që duhet ta kenë Kosova &company

b/ Një shpresë eufemiste, sa për ta neutralizuar mllefin publik të qytetarëve të këtyre vendeve të mbërthyera në stilin e një burgu kolektiv, ala “Alkatraz”!

c/ Një status, as i definuar, as i qartësuar e as i prejudikuar, që pak a shumë do e ushqente dhe do ngjallte shpresën e futjes në agjendën “kalendarike për pranim”.Sipas kësaj Strategjie, Serbia deri në fund të vitit 2019, duhet të mbyllë standardet e përkohshme në lidhje në Kapitullin 35.

2.Dështimi ne mospërfshirje ne strategjinë e zgjerimit nuk është dështim veç i qeverise se Kosovës, po shumë më shumë i UNMK-ut, EULEKS-it, dhe sidomos miqve të Dragodanit.

3.Këta miq, sot në rreshtimin pro Serbisë dhe Malit të Zi (shih absurdin; që qenë bombarduar në vitin 1999!), për Zgjerim dhe aplikim në BE-e, nga gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor), dëshmuan faktikisht atë thënien e njohur se; “në politikë nuk ka miq të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme”. (Leksion, për gjitha Qeveritë tona)

4.Qeveritarët aktual, duhet të pyesin miqtë tanë; Se përse këto dy shtete, janë shumë më afër “zgjerimit…”, kur dihet që tê gjitha republikat jugosllave, kishin statut të përafërt juridiko politik (Maqedonia dhe Bosnja sidomos), kurse, ne me aktin e shpalljes së pavarësisë, do duhej njejtësisht të trajtohemi…

5.Këta miq, qytetarëve kosovar, shoqërisë civile, dhe medieve do të duhej t’u jepnin llogaridhënie (të paktën morale, se politike nuk e kanë obligim) edhe në një pyetje kruciale; nëse, për gjitha këto vonesa dhe afate integruese…, fajtorë kryesor janë gjithë qeveritarët e pasluftës, atëherë përse, nuk ua kanë sugjeruar atyre guitën kalendarike të (mos)pritjes në këto procese jetike për qytetarët kosovar? Ose, meqë e kanë në dorë “shkopin dhe karotën”, përse, edhe më tej i favorizojnë dhe stimulojnë të na përfaqësojnë në aulat e brendshme dhe të jashtme, të njëjtat fytyra politike? Pse?

6.Shikuar nga ky këndvështrim, unë procesin e integrimeve rajonale dhe atyre kontinentale, nuk jam i prirur t’i fajësoj vetëm qeveritë tona për gjithë degradimin, papunësinë, dhe problemet tjera: demarkacioni, asociacioni, gjykata speciale, e liberalizimi. Sepse, “shkopi” magjik i miqve, ka qenë përherë mbi kokat e tyre! Bile shumë herë magjinë e këtij “shkopi” e kemi ndier edhe ne qytetarët e rëndomtë (sidomos te tendenca e shfuqizimit të Gjykatës Speciale).

7.Apo, mos qëndron puna se: miqtë ndërkombëtar, qeveritarët tanë më shumë i kanë mësuar (lexo: lazdruar!) me “karota” (shpërblesat dhe lejimi që të njëjtat fytyra për dy dekada të tëra, të shijojnë të gjitha postet e larta ne Kosove), se sa me “shkopinjtë” tradicional?!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2019 - Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në të cilën marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, ora 8:30) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit, ora 8:45) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40)

- Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë më struktura të saj, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe  te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK) organizon turneun “Dita e Pavarësisë”.  (ShMU “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 10:00)

- “Star Kids” do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” për nder të Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:45) 

- Komuna e Gjilanit organizon akademi solemne dhe program artistik nga Shkolla e Muzikës në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet koktej për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan bën përurimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova (Gjilan, ora 13:00)

- Përfaqësues të organizatave studentore organizojnë një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00) 

- Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin qendror për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon një event simbolik për Pavarësi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën Sportive në Shtime. (Shtime, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17-anëtarësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 11-Vjetorin e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv për Pavarësi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 18:00)

- Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet pritja shtetërore nën përkujdesjen kryeministrit Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 19:30)

- Mbahet koncerti festiv për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)