10 Dhjetor 2018

Kur mungojnë të pagjumët në përgjumjen e madhe

Shkruar nga Bahri Bivolaku

“Kur rrekeni të përfitoni, ju s’jeni gjë tjetër veç një rrënjë që tokës i është qepur, gjirin për t’ia thithur” thotë mendimtari Gibran, thënie kjo që i adresohet shoqërisë e që lidhet me fatin e një ish ushtari të UÇK-së të plagosur në bjeshkët e Junikut, Riza Ibra, i cili me vështirësi mbante familjen (bashkëshorten me dy djem) duke punuar tokën e huaj.

 Personazhi nga gushti i vitit 2016 gjendet në komë në QKUK. Ribotimi i artikujve që kanë personazh Riza Ibrën (Takalukun) e të botuara me 29 qershor, 2009, pastaj 5 shtator 2011 dhe e fundit në vitin 2013, kanë një porosi e mbase edhe adresën e qartë e që lidhen me thënien në fillimin të këtij shkrimi.

Jeta mes bedenave të lumit Sitnic

Vushtrri, 29 Qershor, 2009

Në prill të vitit 1998 nga perëndimi hyra në Kosovë për t’iu bashkuar vullnetarëve të tjerë në luftë për liri. Gjatë betejave anekënd Kosovës mora edhe një plagë nga plumbat e pushtuesit, nis rrëfimin e tij Riza Ibra (Takaluki).

Ai thotë se para 6 viteve ka filluar të rrafshoj dhe përgatit për të mbjellura afërinën e lumit, tokën në mes bedenave, nga e cila tani siguron jetën për familjen 4 anëtarëshe.

Ibra thotë se këtë vit në këtë hapësirë afër 1 hektar ka mbjellur shumë kultura bujqësore si fasule, bizele, speca, domate, tranguj, karrota, qepë, kungullesha etj.

Të gjitha këto të mbjellura janë në gjendje shumë të mirë de siç po shihet do të kem bereqet të mirë sivjet. Duke iu referuar mjeteve të punës me të cilat e punon tokën, thotë se krejt në mënyrë primitive e punon pasi nuk ka asnjë pajisje motorike, por që shpreson se gradualisht nga puna e vet do të arrij nga pak të ndajë për pajisjet e domosdoshme për bujqësi.

Me këtë profesion nuk jam marrur më parë, nuk e kam nga dëshira, por nevoja për të jetuar nga puna e djersa ime. Do të dëshiroja që edhe për mua të kishte ndonjë vend pune adekuat, por prita gjer më tani kot dhe kjo djerrinë këtu buzë lumit është shpresa dhe buka ime, thotë z.Ibra.

Ndërtova këtë kasolle me drunjë këtu të mbuluar me folie nga arsyeja që të kem një strehë për të pushuar dhe për t’u mbrojtur nga shirat.

Çdo ditë për të ardhur këtu nga shtëpia në qytet bëjë mbi 10 kilometra rrugë në këmbë dhe kasollen e kam shpëtim, thotë z.Ibra.

Shpesh më vizitojnë shokët dhe miqtë këtu dhe vërtet unë mendoj edhe për shëndetin tim jeta më e mirë është në natyrë pranë këtyre bereqeteve e lumit, sesa në kafehane të qytetit.

Në vazhdim z.Ibra thotë se vitin e ardhshëm planifikon që në këto hapësira të vendos sera të mëdha nga ku edhe fitimi do të ishte më i madh, pasi bereqeti bëhet më herët dhe japin më shumë fryte në sera sesa në natyrë.

“ Shpresoj të fitoj nga puna ime me të mbjellurat e sivjetme. Të gjitha bereqetet janë në gjendje shumë të mirë nëse ka edhe shitje të mirë do të më krijohen kushtet që të investoj pak në ngritje të serave dhe makinën bujqësore aq të domosdoshme për këtë punë “ përfundon z.Ibra.

Bujqësia zgjedhja e imponuar për familjen Ibra

Vushtrri 5 shtator, 2011
 
Është viti i gjashtë nga ku kam filluar të punojë me bujqësi duke marrur parcela toke në shfrytëzim, të cilat i punoj dhe kultivoj perimet ku siguroj të ardhurat për familjet, shprehet ish ushtari i UÇK-së i plagosuri në bjeshkët e Junikut në Josiq, Riza Ibra.

Ai thotë që sivjet ka pasur të mbjellura 2.5 hektar me perime dhe se është i kënaqur me rendimentin.

“Kam pasur 1 hektar tokë të mbjelluara me qep nga  ku kam siguruar 32 mijë kg për treg, pastaj 30 ari me domate ku nga 3300 bimët e mbjellura kam siguruar 56100 kg domate pastaj 10 tonë vidima(kungull misiri) e artikuj tjerë si fasulja, karrota etj” thot Riza.

Ai thotë të jetë i kënaqur me rendimentet e nxjerra për këtë vitë përkundër punës që bënë ende jo me mekanizëm përkatës, shumicën në mënyrë manuale.

Sipas tij, plasmani në treg i prodhimeve bujqësore aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit bujqësor aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit shpresojnë që me kalimin e kohës dhe afrimin e vjeshtës e dimrit do të kem oferta më serioze në treg dhe çmimi  që shpaguan mundin e investimin.

“Aktualisht çmimi për një kg çep është në treg 20 cent, domate 30 cent,vidima 30 cent, gjersa fasulja arrin tek 1.5 euro për kg.” thotë Ibra.

Si prodhim eksperimental Riza këtë vit ka mbjellur një kungull misri të farës Holandeze i cili ka arritur që një i tillë të arrin në 70 gjer 80 kg. Unë duke u marrur me bujqësi siguroj ekzistencën për familjen time katër antarëshe “E rëndë është kjo punë por nga bujqësia si unë jetohet sa mos me ia shtrirë dorën dikujt dhe për këtë fakt jam i lumtur se po jetoj nga puna ime” thotëRiza.

Ai ka dëshirë dhe gatishmëri për tu punësuar diku por që nuk po ka rast . “Si ushtarë i UÇK-së kam shërbyer nga 15 prilli i vitit ’98 nëpër të gjitha zonat së Pashtrikë, Shalë e Drenicë ku edhe jamë plagosur por ja që ende jam i pa punë dhe po merrem me bujqësi” shprehet Ibra.

Ekspozitë e fotografive me porosi të qarta
Vushtrri 28 Prill, 2013

Ish ushtari i UÇK-së Riza Ibra (Takaluku) për dy muaj rresht ka vizituar 31 fshatrat e Shalës, nga të cilat 15 sish tërësisht të boshatisura nga banorët, që përmes fotove artistike të paraqet emocionet e tija nga ky realitet i dhimbshem.

Për tre ditë rresht në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina, ekspozita e 121 fotove nga këto fshatra ka qenë e vizituar nga afërisht 1500 qytetarë.

Të gjitha fotot pasqyrojnë përveç të tashmes sonë edhe të kaluarën, gjegjësisht vlerën e trashëgimisë kulturore si fotot e kullës së Isa Boletinit, kulla në shkatërrim e Sherif Tërstenës, oda e shkatërruar e Ukshin Kovaçicës dhe themelet e shtëpisë së Ahmet Selacit.

Gjithashtu në foto paraqitet edhe Mulliri në bjeshkët e Shalës, nga i cili gjatë luftës ishte shpresa për jetë e mijëra banorëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Autori përmes fotografisë artistike ka dashur të tregoj edhe brengën shpirtërore të tij nga braktisja e banorëve dhe mbetja e shtëpive e odave të cilat i mbulojnë therrat.

Ndryshe ekspozita e këtyre fotografive e cila ka porosinë e autorit “E dua një Shalë plot gjallëri” ka zgjuar kërshërinë e shumë vizitorëve vushtrrias por edhe të komunave përreth. Veprimtari kombëtar Ali Jonuzi pas vizitës së kësaj ekspozite theksoi: “

Autori në këtë ekspozitë po e prezenton trashëgiminë tonë të lashtë. Po ua prezenton gjeneratave të reja lashtësinë tonë shqiptare ” tha Jonuzi. Shkrimtari Bedri Tahiri ekspozitën e fotografive e vlerëson si të veçantë.

“ Dhuntia është specifike, atë nuk e ka çdokush. Këto foto janë me porosi të qarta. Ato bartin historinë tonë nëpër shekuj ” tha Tahiri. Mendim suplementar për ekspozitën dha edhe veprimtari Idriz Asllani.

Vet autori Riza Ibra thotë që të ketë punuar në terren plot dy muaj duke i shkelur me këmbë të gjitha fshatrat e Shalës për të fotografuar, gjersa për realizim të këtij projekti thotë t’i kenë ndihmuar miqtë dhe bashkëveprimtarët.

 “Mendoj që ekspozita ka arritur qëllimin tim, pasi është vizituar nga një numër i madh i qytetarëve dhe veçanërisht intelektualëve e veprimtarëve. Shpresoj që ta hap ekspozitën edhe në komunën e Mitrovicës”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2018 - Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett së bashku me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës,  të ngarkuarin me punë të ambasadës gjermane, Kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të flasin gjatë hapjes së Javës kundër korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:30)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për fëmijë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “Pa-siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje, organizon konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Rajonale "Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahen punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të Sigurisë 2018, që organizohet nga Fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, Kolegji AAB dhe Universiteti Kliement Ohridski, Fakulteti i Sigurisë, Shkup. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Klubi Dëshira organizon promovimin e programit të Ndërmarrjes Sociale Dëshira. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë aktivitetin “Çohu për të Drejtat e Njeriut” për shënimin e 10  dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.​  (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. (Restaurant Holiday, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës për nder të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut do të bëjë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” organizon tryezën e diskutimit me temë “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 11:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje me kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi. (Objekti i Komunës së Junikut, ora 13:30)

- Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kolegji AAB në bashkëpunim me KMDLNJ organizojn tryezë që i kushtohet Adem Demaçit, fitues i Çmimit Saharov dhe çmimeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 14:00)

- Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot një ekspozitë me fotografi dhe poezi, vepra te artistëve të rinj që morën pjesë në konkursin e Misionit të titulluar “Të drejtat e njeriut përmes artit”.  (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc organizojn Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit që shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit për të falenderuar publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm të cilët zbulojnë rastet e korrupsionit dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes tregimeve të tyre. (Grand Hotel, ora 17:30)